Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Raporti i shërbimeve të NATO-s: Rusët, miliona dollarë investime në Shqipëri

Shërbime sekrete të vendeve të NATO-s kanë lëshuar alarmin se pas disa vendeve të tjera ballkanike, edhe Shqipëria është kthyer në terren biznesi për rusët.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Kur sheh kanionet e Kurveleshit, nuk të shkon ndërmend Europa
  • Kundërshtarët e frikshëm të Milanit në fazën tjetër të Europa Leagues

Siç mësohet, bëhet fjalë për sektorë strategjikë si pasuritë e patundshme dhe energjia.

Një material i gjatë është hartuar në lidhje me shtrirjen e influencës ruse në Shqipëri.

Ky material i është dorëzuar të gjithë vendeve anëtare të NATO-s dhe sugjerohet se nëse BE i kthen shpinën vendeve të Ballkanit, atëherë shumë shpejt ata do të kthehen satelitë të Moskës.

Në materialin e gjatë që është përgatitur nga një grup profesorësh të Akademisë Mbretërore të Britanisë së Madhe, jepet edhe një historik ndër vite i gjeopolitikës ballkanike, ku përmendet aleanca e ngushtë 15 vjeçare mes Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës dhe Rusisë (atëherë Bashkimi Sovjetik).

“Edhe pse Rusia ishte një vend i cili ndikoi në copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913, udhëheqësit e Tiranës krijuan një aleancë strategjike me Moskën e Stalinit, i cili edhe pse kishte probleme të mëdha buxhetore e furnizoi Shqipërinë me gjithçka: ushqime, veshje, armë, industri, makineri eti.

Konsiderohet se kjo ndihmë që shpëtoi Shqipërinë nga mjerimi arriti në vlerat e 4 miliardë dollarëve”, thekson raporti.

Raporti i shërbimeve të NATO-s: Rusët, miliona dollarë investime në Shqipëri

Dokumenti vazhdon duke ilustruar se nëse Vladimir Putin do të zgjidhë qesen për të investuar në Shqipëri, ka shumë gjasa që nevoja në këtë vend të varfër të shtyjë drejt një afrimi me rusët.

Në mënyrë konkrete në material theksohet se një numër i konsiderueshëm biznesesh në Shqipëri janë krijuar me para që vijnë nga Rusia dhe janë injektuar më pas ose nëpërmjet: huave bankare që kanë dalë nga institucione që e kontrollojnë shërbimet sekrete ruse, ose nëpërmjet parave të mbërritura nga kompanitë “vezë” që janë ngitur në të gjithë Ballkanin.

I gjithë ky operacion koordinohet nga Qendra e Nishit.

Rusët mësohet se kanë blerë pasuri të patundshme në zona turistike në veri edhe në jug; në Velipojë dhe Vlorë ka një rritje të pasurive të patundshme që janë në duar të qytetarëve rusë.

Por, siç thekson raporti problemi më i madh shqetësues është se një sërë biznesesh të mëdha në Shqipëri kanë operuar me para ruse në 5 vitet e fundit.

Dokumenti bën të ditur se investimet e Gazprom në Republika Srbska dhe Serbi janë kanalizuar për të financuar mjaft lidhje dhe burime të shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri.

Siç veprojnë gjithmonë agjensitë e spiunazhit, rekrutimet e para i kanë në botën e biznesit, pasi jo vetëm kanë rrjet të zgjeruar, por arrijnë që edhe të financojnë operacionet.

Boom-i më i fundit i rusëve ka qenë blerja e një numri të madh pronash të paluajtshme në Vlorë, pikërisht përgjatë Lungo Mares, menjëherë sapo ka nisur investimi.

“Por ajo që është më e rëndësishme në investimin rus janë paratë e investuara në media në mënyre që të ketë një influencë të konsiderushme politike.

Në këtë sektor ka një aleancë tashmë të konsoliduar me atë pjesë të medias që kërkon të ndryshojë kursin euroatlantik të vendit”, thekson dokumenti i shërbimeve sekrete të NATO-s.

Dokumenti hulumtues shkruan se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s në Ballkan, ku Fake News, që janë tashmë një produkt “brand” rus nuk po luftohen.

Në Mal të Zi është përgatitur një ligj kundër Fake News sipas modelit të NATO-s, të cilat janë kryer edhe na Francë, Itali e shtete të tjera.

Propaganda ruse e Sputnik përveç interesit tashmë të ditur për Serbinë, Malin e zi edhe Maqedoninë, në mënyrë permanente prekin edhe Shqipërinë.

Bien në sy se portali i Kremlinit ka “shënjestër të palëvizshme” kryeministrin Edi Rama.

Shkrimi më i fundit për Shqipërinë nga Sputnik ishte një reportazh mbi mitingun e PD-së ditën e shtunë.

Sputnik çuditërisht përdor një fjalor të ngjashëm me ata të disa partive në vend në cilësimin e Shqipërisë.

“Kanabistani, një vepër e amerikanëve”, shkruante Sputnik para disa kohësh.

Për lajm-shqip:

Ylli Pata

29.01.2018

The post Raporti i shërbimeve të NATO-s: Rusët, miliona dollarë investime në Shqipëri appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Raporti i shërbimeve të NATO-s: Rusët, miliona dollarë investime në Shqipëri

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×