Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Dy aksidente: Një i vdekur e një i plagosur, ndalohen dy drejtuesit e mjeteve

Dy aksidente rrugore në harkun e 24 orëve të fundit në Elbasan.

Të ngjashme mund të lexoni:
• Elbasan/ 38 vjeçari aksidenton, 60 vjeçari në gjendje të rëndë shëndetsore

• Aksident i rëndë në Maqellarë të Dibrës, dy persona në spital

• Invalidi 75-vjeçar përplaset nga një makinë, largohet aksidentuesi

Nga këto dy aksidente një person ka përfunduar me humbje jete dhe tjetri i plagosur në spital.

Për të dy rastet, poilicia vendore ka mundur të prangosë drejtuesit e mjeteve që shkaktuan aksidentin nga pakujdesia. Një ditë më parë specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Fatmir Dehimës, 38 vjeç banues në Peqin. Arrestimi i tij, sipas burimit policor, u bë, pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Kuqan, Duke Drejtuar Mjetin tip “Benz” veturë, ka aksidentuar një person. Bëhet fjalë për K.P., 60 vjeç, banues në fshatin Rrasë, Belsh. Ky i fundit  ka ndërruar jetë në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Arrestimi i dytë,  Altin Xoxe, 37 vjeç, banues në Berat. I njëjti burim saktëson se arrestimi i tij  u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në Lagjen “Shënkoll”, te vendi i quajtur “Pishat”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi

05.01.2018

The post Dy aksidente: Një i vdekur e një i plagosur, ndalohen dy drejtuesit e mjeteve appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Dy aksidente: Një i vdekur e një i plagosur, ndalohen dy drejtuesit e mjeteve

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×