Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

2017-ta: Viti që i solli lumturinë e madhe Floriana Garos!

Ish-moderatorja Floriana Garo, ka bërë një rezyme të vitit që po lëmë pas. Duke e konsideruar 2017-tën si vitin e ndryshimeve të mëdha në jetën e saj. E pa dyshim, vitin që i solli lumturinë më të madhe.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Floriana Garo pushime në plazh, shikoni sa e ka ndryshuar shtatzënia
  • Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur, nga destinacioni egzotik…

“2017-ta ka qenë viti i ndryshimeve për mua. Pasi mbylla sezonin e 5-të të programit që e kam dashur shumë, zgjodha një tjetër vendbanim. E për pasojë m’u desh të përshtatem me një tjetër gjuhë. Të tjerë njerëz, tjetër punë, të tjera sfida, një tjetër jetë”, – ka thënë moderatorja për revistawho.com.

Pavarësisht sfidave ky ishte viti që bukuroshes i solli lumturinë më të madhe.

Siç është krijimi i një familjeje të re.

“Ky ka qenë viti që më ka sjellë lumturinë më të madhe. Nisjen e një familjeje me njeriun që dua. Për 2018-tën uroj që të sjell në jetë një vajzë të shëndetshme. Me shumë fat dhe ta shijoj shumë kohën me të”, – shprehet bukuroshja.

Vështirësitë që të sjell fillimi i një jete të re, në një vend të huaj nuk e kanë penguar bukuroshen e ekranit të punojë për projekte të reja, tashmë në Zvicër.

“Shpresoj të konsolidoj bindshëm projektet që kam nisur këtu në Zvicër. Por edhe të kem rastin ta vizitoj vendin tim sa më shpesh.”

Duke qenë në prag festash, mami i ardhshëm uron të gjithë shqiptarët, “të gjejnë paqe dhe dashuri brenda vetes për 2018-tën”.

www.lajm-shqip.com

23.12.2017

The post 2017-ta: Viti që i solli lumturinë e madhe Floriana Garos! appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

2017-ta: Viti që i solli lumturinë e madhe Floriana Garos!

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×