Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Moti për ditën e sotme, e dielë, 24 dhjetor 2017

Vijon dominimi i motit të kthjellët në Jug dhe zonat Qendrore. Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin. Përjashtuar vranësira të përkohshme në ekstremin Verior dhe zonat Lindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje me 2 – 3°C do pësojnë vlerat termike të mesditës duke e ngjitur maksimumin në 13°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare. Me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

Moti në Europë

Europa Veriperëndimore dhe rajoni i Balltikut përfshihen nga vranëisra dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu vranësira të shpeshta por reshje të pakta do të ketë pjesërisht në zonat Qendrore të kontinentit.

Por kthjellime të shpeshta dhe vranëisra kalimtare dominojnë motin në Europën Jugore dhe Jugperëndimore si dhe në pjesën më të madhe të Europës Qendrore.

www.lajm-shqip.com

14.12.2017

The post Moti për ditën e sotme, e dielë, 24 dhjetor 2017 appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Moti për ditën e sotme, e dielë, 24 dhjetor 2017

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×