Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Bankers” nuk dëmshpërblen banorët, refuzon të paguajë 900 mijë USD për Zharrëzën

Vijon sorollatja e banorëve të Zharrëzës për dëmshpërblimin e plotë për shtëpitë e shkatërruara nga lëkundjet e tokës në këtë zonë.

Kompania “Bankers Petrolium” ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë që e detyron atë të paguajë 900 mijë dollarë për dëmshpërblimin e banesave të shkatërruara gjatë operacioneve të nxjerrjes së naftës në zonën Patos-Marinzë.

Të ngjashme mund të lexoni:

• Banorët e Zharrëzës në Patos protestojnë për dëmshpërblimet
• Zbulohen faktet drithëruese: Si u grabitën 400 milionë ton naftë shqiptare
• Varfëri e tejskajshme, pavarësisht burimeve të naftës: Gjendja e Shqipërisë…

Vijon sorollatja e banorëve për dëmshpërblimet

Banorët e fshatit Zharrëz kanë jetuar prej vitit 2008 në kalvarin e pasigurisë për shkak të lëkundjeve thuajse të përnatshme të tokës, që u kanë dëmtuar shtëpitë.

Banorët kanë akuzuar kompaninë e naftës “Bankers Petroleum” dhe praktikën e ndjekur prej saj të injektimit në tokë të ujit teknologjik, si shkaktar të tërmeteve dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre.

Por “Bankers” nuk e ka pranuar asnjëherë se shkaku i tërmeteve janë operacionet e saj.

Kulmi i protestës ishte në shkurt të një viti, kur greva e fundit e urisë së banorëve zgjati rreth dy javë.

Protesta u mbyll vetëm pasi qeveria, e gjendur në mes të presionit publik, premtoi të dëmshpërblente 100 për qind dëmet e shkaktuara në shtëpitë e banorëve.

Vendimi i datës 1 mars përmbante afate të qarta për përmbushjen e tij.

Pas verifikimit të dëmeve në terren, muajin e kaluar qeveria miratoi vendimin përfundimtar për dëmshpërblimin e banorëve.

Sipas këtij vendimi, fondi për dëmshpërblimin e familjeve u caktua 1.5 milionë dollarë.

Nga të cilat 900 mijë dollarë iu ngarkuan “Bankers”-it.

Ndërsa 600 mijë te tjera u morën përsipër nga buxheti i shtetit.

Vetë qeveria i ka kaluar fondet e saj me vendim në buxhetin e Bashkisë së Patosit.

Kjo e fundit duhet të bënte edhe dëmshpërblimin për pjesën e shtetit.

“Bankers” refuzon të paguajë pjesën e vet

“Bankers” thotë se ka rënë dakord me Ministrinë e Energjisë për pajtimin e një eksperti të pavarur.

Eksperti do të përcaktojë shkaqet e tërmeteve në zonën e Zharrëzës.

Sipas kompanisë, eksperti, i cili është pajtuar nga vetë qeveria, ende nuk e ka nxjerrë raportin.

Ndaj, për sa kohë nuk ka një raport të pavarur, kompania nuk do të marrë përsipër asnjë dëmshpërblim.

Ndërkohë që në fshat, rreth 60 banesa janë vlerësuar të pabanueshme.

20.12.2017

www.Lajm-Shqip.com

The post “Bankers” nuk dëmshpërblen banorët, refuzon të paguajë 900 mijë USD për Zharrëzën appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“Bankers” nuk dëmshpërblen banorët, refuzon të paguajë 900 mijë USD për Zharrëzën

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×