Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Zaev: Maqedonia pranon ndërrimin e emrit me përcaktim gjeografik

Maqedonia pranon ndërrimin e emrit me përcaktim gjeografik ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Greqi/ Protesta kundër emrit të Maqedonisë: “Në shesh do të derdhet gjak”
  • Arrihet marrëveshja, ja si do të jetë emri i ri i Maqedonisë

Ai nuk ka dhënë detaje mbi emrin e mundshëm që do të shënonte një hap shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë.

Pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, Zaev tha se me rëndësi është që të vazhdojnë bisedimet me Athinën zyrtare.

Zaev tha gjithashtu se Maqedonia pranon ndërrimin e emrit me përcaktimin gjeografik.

“Ne, jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik. Këtu do të ndalem paksa sepse është çështje e ndjeshme. Duhet t’i japim shans bisedimeve për arritjen e zgjidhjes. Në të njëjtën kohë, vendosëm bashkë që çdo ide e mundshme që do na shpie deri tek zgjidhja.

Gjithçka që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit duhet ta shfrytëzojmë”, ka deklaruar Zaev.

Kryeministri  ka njoftuar edhe për vendimin e Qeverisë për riemërimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, dhe të autostradës “Aleksandri i Madh” në Autostradën “Miqësia”.

www.lajm-shqip.com

06.02.2018

The post Zaev: Maqedonia pranon ndërrimin e emrit me përcaktim gjeografik appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Zaev: Maqedonia pranon ndërrimin e emrit me përcaktim gjeografik

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×