Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit 

Një ditë në vjeshtën e kaluar, Vaso Nosi një nga pronarët e “Stacionit të ujërave termale Parku Nosi”, në Llixhat e Elbasanit, ndër të tjera më rrëfeu se në vitet e Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, Grigori shpëtoi e mori në mbrojtje një çifut. Ishte koha ku liria nuk njihej shumë si cilësi humane. Dhe është një vlerë për të cilën njeriu të sotëm i duhet më tepër humanizëm.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Milioanov Kallupi, poeti i parë i Klubit të Hajkut në Shqipëri
  • Hakmarrja e hebrenjve, planifikuan vrasjen e 6 milionë gjermanëve

Në këto vite, gjendja ishte e rëndë, jo vetëm për çifutët. Por kërcënim edhe për popullin shqiptar. Raca çifute u vu përballë mbijetesës nga përndjekjet dhe holokausti i nazistëve. Dhe, në rrethanat e jashtëzakonshme të endjeve në Ballkan, fati hodhi jo pak prej tyre në rrethinat e Elbasanit, në Berat, Vlorë, Durrës etj. Midis tyre edhe djaloshin 17 vjeçar, Mark Menhemin.

Kujtohen vështirësitë me të cilat u ndeshën qindra e mijëra prej tyre për të shpëtuar nga kjo makutëri zhdukjeje. Grigor Nosi i peshoi mirë gjërat dhe, me guxim, në Stacionin e ujërave termale, ”Park Nosi”, në Llixhat e Elbasanit, ku kishte krijuar mjedise të përshtatshme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë probleme shëndetësore të dhimbjeve muskulare, të deformimeve të gjymtyrëve, sidomos të atyre kronike artikulare:të qafës, të shpatullave, të belit, të këmbëve, por edhe për kurimin e jo pak sëmundjeve të tjera nga trupi i njeriut…, e mbrojti, duke marrë parasysh rrezikun.

Nosët ishin një ndër familjet më të njohura elbasanase. Me kulturë dhe kontribute patriotike në dobi të kombit. Shquheshin edhe në tregëti, politikë dhe humanizmin e tyre, etj. Natyrisht nuk ka mirënjohje më të madhe se ajo e humanizmit njerëzor në ditët më të vështira të jetës. Sepse edhe kur jeton në një botë sado shfarosëse, mirësjellja njerëzore të befason. Për të ia vlen të sakrifikosh.

Mark Menhemin e strehuan për një vit të tërë këtu, në Llixhat e Elbasanit.

U kujdesën aq shumë për të. Ky akt, si një shembull i mirëfilltë njerëzor, dëshmoi shpirtgjerësinë e këtij industrialisti elbasanas. Dhe e gjithë kjo edhe për respekt të miqësisë që kishte pasur me çifutët kur kishte studiuar në mesin e viteve ’30 të shekullit të kaluar në Vjenë të Austrisë.

Çdokush e di se jeta duhej jetuar. Por, si çdo njeri që kalon sfida, kjo për çifutin Mark Menhemi mbeti një nga mirënjohjet më të mëdha të jetës. Vlen të veçohet momenti i rëndësishëm i këtij humanizmi, mirënjohja e çifutëve, të cilën ata e kanë përjetësuar atë, të gdhendur në mermer më 21 korrik 1992, në një mur të Jerusalemit, në Izrael.

MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit 
MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit
MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit 
MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit
MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit 
MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit

Për Lajm Shqip

Pëllumb Gorica

29.01.2018

The post MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit  appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

MIRËNJOHJE: Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit 

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×