Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Prishjet e ndërtimeve mbi lumin e Fierit startojnë ditën e nesërme

Prishjet e ndërtimeve Mbi Lumin e Fierit do të startojnë ditën e nesërme.

Sipas burimeve nga drejtotia e mbrojtjes së terrritorit dhe bashkisë në orët e para të mengjesit të së hënës vijnë mjetet.

Ky operacion do të mbëdhtetet nga mjetet e IMT-së të ardhura nga Tirana.

Dhe pse nuk pritet të ketë reagime nga ish pronarët e ndërimeve forcat e FNSH-së dhe ato të rendit do të jenë të pranishme.

Gjatë javës së shkuar shumë pronarë duke ditur aksionin tërhoqën nga godinat ç’të mundnin.

Mbi lumin Gjanicë i cili përshkon qëndrën e qytetit në vite e kohë të ndryshme pas vitin 90 u ndërua me dhe pa leje.

Ngushtimi i shtatit të lumit prej ndërtimeve bëhej shkak në kohë rreshjesh Gjanica të përmbyste shumë biznese dhe shtëpi përgjatë shtratit.

Jo rrallë herë problemi i lumit u kthye mollë sherri mes forcave politike në kohë fushatash.

Me nisjen e aksionit për prishjen e objekteve fillon një kapitull i ri për lumin dhe qëndrën e qytetit.

Pergjatë këtij shtrati bashkia dhe qeveria shqiptare kanë miratuar një projekt investimi prej 47 milion € .

Ky projekt dhe realizimi i tij do i sjellë tjetër “fytyrë”qëndrës së qytetit. E cila për hir të së vërtetës dy vitet e fundit ka pësuar ndryshime të mëdha. Janë mbi 80 ndërtime mbi Gjanicë kryesisht lokale dhe hotele të cilat i përfshin aksioni i prishjeve.

Për Lajm-shqip

Vladimir Muçaj

28.01.2018

The post Prishjet e ndërtimeve mbi lumin e Fierit startojnë ditën e nesërme appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Prishjet e ndërtimeve mbi lumin e Fierit startojnë ditën e nesërme

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×