Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Zbulohen fotot e Galaxy S9, del në treg më 16 Mars…

Fotot zytare të Galaxy S9 dhe S9+ janë publikuar ditën e sotme. Cila është surpriza?

Të ngjashme mund të lexoni:
  • Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp fshijeni urgjentisht
  • ‘Vdis me mua’, aplikacioni ne telefon që po çmend njerëzit
Janë identikë me Galaxy S8. Fotot vinë nga insajderi i besueshëm i industrisë Evan Blass përmes një postimi në VentureBeat.

Ato tregojnë pjesën ballore të telefonit ku mund të shohim se mungon një buton i dedikuar për asistentin Bixby.

Në fillim të javës kompania dërgoi ftesat për aktivitetin “Unpacked” duke premtuar prezantimin e Galaxy S9-ës më 25 Shkurt.

Përveç fotove Blass hyn më në detaje duke thënë se të dy modelet mund të realizojnë video me 480fps.

Por mbase veçori më premtuese është lentja e cila ka dy opsione hapjeje f/2.4 dhe f/1.5 e kamerës së pasme.

F/1.5 do të ishte hapja më e madhe e një kamere të një telefoni inteligjent. Ndërsa S9+ do të ketë 128GB memorie të brendshme dhe 6GB RAM, modeli i vogël do të ketë vetëm 64GB memorie dhe 4GB RAM.

Telefoni do të dalë në shitje më 16 Mars, njofton pcw.

www.lajm-shqip.com

28.01.2018

The post Zbulohen fotot e Galaxy S9, del në treg më 16 Mars… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Zbulohen fotot e Galaxy S9, del në treg më 16 Mars…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×