Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Komisioni i Ligjeve pret 7 kandidatët për Prokurorë të përkohshëm. Ja cilët janë ata

Kuvendi ka publikuar kandidatët për Prokurorë të përkohshëm, që u paraqitën brenda afatit dhe përmbushnin kriteret.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Gjobiten PS, PD, LSI. Nuk paraqitën raportet për shpenzimet në fushatë

  • Nesër do të tronditet politika shqiptare mbi çështjen Tahiri

  • I akuzuari për terrorizëm: Pranoj të gjykohem vetëm me Ligjin e Allahut

Cilët janë 7 kandidatët për Prokuror të përkohshëm?

Ja njoftimi i plotë:

Bazuar në vendimin nr. 9, datë 07.12.2017 të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shpalli publikisht në faqen zyrtare të tij garën për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Ftuar  të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga rradhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016

“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitonin pranë komisionit përgjegjës një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.

Duke përcaktuar si afat kohor datën 12 dhjetor 2017, ora 18:00.

Me mbarimin e afatit të përcaktuar në vendimin e mësipërm të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,  rezulton se deri në orën 18:00 të datës 12 dhjetor 2017,

në Sekretarinë e Kryesisë së  Kuvendit të Shqipërisë, kanë dorëzuar shprehjen e interesit për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm kandidatët si më poshtë:

Arqilea KOÇA
Arta MARKU
Artur SELMANI
Besnik MUÇI
Ferdinand ELEZI
Granit SHAHU
Ermira TAFANI

Shkruan syri.net.

www.lajm-shqip.com

13.12.2017

The post Komisioni i Ligjeve pret 7 kandidatët për Prokurorë të përkohshëm. Ja cilët janë ata appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Komisioni i Ligjeve pret 7 kandidatët për Prokurorë të përkohshëm. Ja cilët janë ata

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×