Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shmanget sulmi terrorist në xhaminë e madhe në Mekë (Burimi: tvklan.al)

Një sulm kamikaz në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë mysliman në Mekë, u parandalua nga forcat speciale saudite të sigurisë.

Të sinjalizuar më herët për rrezikun e një sulmi terrorist në xhaminë e madhe, forcat speciale goditën kamikazin, i cili ishte  fshehur në një apartament nga ku hodhi veten në erë.
Arabia Saudite tha se tre celula terroriste kishin planifikuar një sulm ndaj besimtarëve myslimane gjatë muajit të Ramazanit.
Pasi u bllokua në apartament, kamikazi u konfrontua me arme me policinë para se të shpërthente eksplozivet.
Shpërthimi shkaktoi rrëzimin e ndërtesës, duke plagosur gjashtë persona dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë.
Për autoritetet nuk është ende e qartë se kush qëndron pas sulmi edhe pse ISIS  ka kryer sulme në të kaluarën, në Arabinë Saudite. Pesë persona, të dyshuar si terroriste u vunë në pranga.

The post Shmanget sulmi terrorist në xhaminë e madhe në Mekë (Burimi: tvklan.al) appeared first on lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Shmanget sulmi terrorist në xhaminë e madhe në Mekë (Burimi: tvklan.al)

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×