Parashikimi i yjeve për javën 05-11 Shkurt, ja çfarë na rezervon fati.
Të ngjashme mund të lexoni:
- Për këto shenja horoskopi shkurti nuk do jetë muaj i mirë
- Faktet pse të lindurit në shkurt janë kaq të adhurueshëm
Related Articles
Dashi
Dashuria: Duket se ndani të njëjtat mendime dhe synime, nga ato më normalet tek ato më të veçanta që ju ndihmojnë të argëtoheni. Partneri juaj po fillon të mbushet me energji gjë që e bën atë të jetë optimist dhe gati për t’ju ndjekur në çdo aventurë.
Puna dhe karriera: Java premton të lëvizë qetë mes situatave e mekanizmave të zakonshme. Megjithatë të premten, mos humbni shpresën për të fituar diçka të rëndësishme nga impenjimi juaj.
E veçanta e javës: Në fundjavë Venusi do të fshihet. Bëni gjithçka për të mos harruar njerëzit që doni, duke mos lënë pas dore askënd.
Demi
Dashuria: Më në fund, Venusi ju ndihmon të zhvendosni vëmendjen tek vetja juaj, tek gjërat më të bukura që keni dhe mbi të gjitha tek dashuria. Sepse do të gjeni një energji të madhe dhe të rëndësishme që ju lejon të ëndërroni, të jetoni qetësisht ndjenjat dhe pasionet. Provoni të rrisni hapësirat dhe mundësitë për t’u dashuruar.
Puna dhe karriera: Venusi, përsëri, do të vendosë për cilësinë profesionale të ditëve të ardhshme. Pra, deri të premten, mudn të keni një farë lodhjeje të caktuar të lidhur me punën. Por gjithçka do të kthehet drejt normalitetit më vonë.
E veçanta e javës: Të mërkurën Urani, do t’ju bëjë një person mjaft origjinal, të shpejtë dhe jo shumë të durueshëm. Një portret i dukshëm që më së shumti do ta shfaqni në zyrë.
Binjakët
Dashuria: Venusi dhe Mërkuri ju vendosin para një situate dashurish të largëta, pasionesh që lëvizin dhe arratisen, ëndrrash dhe aventurash që nuk janë të vërteta. Ju keni një furtunë ndjenjash që nuk dinë të ndalen dhe keni dëshirën të dashuroni kur dhe si të doni. Partneri juaj është gati për këtë?
Puna dhe karriera: Venusi afrohet në shtëpinë tuaj të dhjetë, atë të profesionit dhe rritjes profesionale. Prandaj duhet të filloni t’i jepni rëndësinë e duhur gjithçkaje, të rishikoni prioritetet në mënyrë që të mos lini pas dore askënd dhe asgjë. Më mirë kështu.
E veçanta e javës: Në fundjavë partneri juaj mund t’i ketë me rezerva energjinë dhe entuziazmin. Diçka që nuk do ta vlerësoni dhe do t’ju detyrojë t’ia dlini vetëm.
Gaforrja
Dashuria: Keni nevojë për t’i dhënë më shumë ngjyra dhe motivim së tashmes e cila rrezikon t’ju mërzisë dhe të mos ju japë emocionet që prisnit. Por gjithçka varet nga ju, nga iniciativat tuaja, kapacitetet për të arritur diçka speciale përkundër një përditshmërie të mërzitshme. Partneri do të jetë mjaftueshëm i fortë për ta pranuar këtë.
Puna dhe karriera: Do të dini t’i pranoni me qetësi gjërat e reja, surprizat dhe ndryshimet përsa i përket zyrës. Nuk do të bëni shumë përpjekje për të qenë në pozicionin e duhur, madje do të dini të ruani marrëdhëniet me shefat dhe kolegët.
E veçanta e javës: Në fundjavë Venusi do të bëhet një mik i ngushtë dhe aleat i Gaforres. Shumë energji të reja për të ëndërruar dhe për të parë larg.
Luani
Dashuria: Jeni përkundrejt një stine që ju detyron të përfshiheni shumë në nivel emocional dhe sentimental. Do t’i bëni gjërat me dëshirën për t’i jetuar thjesht marrëdhëniet dhe për t’i përkëdhelur situatat. Prej të shtunës, Venusi do t’ju kënaqë me shumë ëmbëlsi.
Puna dhe karriera: Në mesjavë përpiquni të përballeni me një çështje me të cilën nuk jeni përballur deri tani, me origjinalitet dhe duke u përpjekur të përdorni sisteme dhe zgjidhje alternative. Do të shihni që do të funksionojë.
E veçanta e javës: Të shtunën Juptieri mund të vërë në provë aftësitë tuaja për të besuar në atë që jeni dhe atë që bëni. Tregojini atij se po gabon.
Parashikimi i yjeve për javën 05-11 Shkurt, ja çfarë na rezervon fati
Virgjëresha
Dashuria: Do të përpiqeni shumë (siç vetëm ju mund ta bëni) të bindni partnerin për objektiva të reja, dhe entuziazmi do t’ju ndihmojnë të mos bini në mërzi. Gjëndja juaj sentimentale është gjithmonë e fortë, por partneri juaj ka nevojë të gjejë energji të reja tek ju.
Puna dhe karriera: I vetmi armik profesional i juaji mund të jetë Marsi me lodhjen e tij, me lodhjen ndaj impenjimeve dhe aktiviteteve që ju peshojnë shumë. Por më shumë ka të bëjë me përtacinë, me një mungesë vullneti për t’u impenjuar, për t’u përqëndruar.
E veçanta e javës: Të shtunën Venusin do ta keni në pozicion të kundërt, por do të jetë një pozicion i ëmbël. Një bast që ju fton të dashuroni intensivisht.
Peshorja
Dashuria: Do të shijoni një javë të thjeshtë dhe fluide, një moment që do t’ju japë qetësi të brendshme dhe do t’ju ndihmojë të jetoni me gëzim çdo situatë, çdo propozim. Për këtë arsye do të jeni ju që vendosni se si do ta jetoni javën në çift.
Puna dhe karriera: Në ditët e para të javës Hëna do t’ju bëjë shumë të kujdesshëm (dhe me fat) për sa i përket gjërave në zyrë. Java profesionale do të nisë shumë mirë dhe do t’ju premtojë mirëqenie.
E veçanta e javës: Nga e shtuna, Venusi do të ndalojë së bëri zbavitëse gjërat që ju rrethojnë. Megjithatë, do të ndjeni një forcë të re personale dhe intime. Buzëqeshini.
Akrepi
Dashuria: Do të jeni përballë një partneri i cili edhe për disa ditë do të mund të mos jetë shumë i hapur dhe bashkëpunues në drejtimin tuaj. Por nga e shtuna, Venusi e bën situatën më të përshtatshme dhe partneri është më i aftë të respektojë dhe plotësojë nevojat tuaja, dëshirat tuaja për t’u ndier të dashur dhe të përkëdhelur. Mos u ngusni.
Puna dhe karriera: Keni vërtet nevojë të fusni pak nga energjitë dhe pasioni juaj në gjërat e punës, në logjika që ju lidhin me shefin dhe kolegët. Përndryshe rrezikoni t’i bëni gjërat shumë të ngurta dhe jointeresante.
E veçanta e javës: Përpiquni të imagjinoni diçka të bukur dhe të veçantë për ta bërë së bashku më partnerin. Së shpejti yjet do t’ju ndihmojnë të bëni një festë situatash hot.
Shigjetari
Dashuria: Marsi ju dhuron pasion, një look sensibël dhe sensual, ndërsa Venusi është miku juaj. Nuk do të humbisni rastin për të jetuar një fundjavë speciale dhe intensive për ju dhe partnerin tuaj. Në fundjavë fokusohuni në anën më intime të ndjenjave.
Puna dhe karriera: Mërkuri po ju ndihmon të fitoni një look të përshatshëm dhe funksional për profesionin, me të cilin nuk dukeni kurrë jashtë loje në situatat që do të vijnë ditët në vijim. Nuk duhet të shqetësoheni.
E veçanta e javës: Të shtunën, Dielli mund të mos ju bëjë shumë vitalë dhe mund të jeni të paaftë të besoni në gjërat e bukura. Keni nevojë për optimizëm.
Bricjapi
Dashuria: Do të nisni një javë duke menduar më shumë se zakonisht për çështjet e zemrës, për ata që janë në qendër të vëmendjes suaj, të shpresave tuaja. Por më pas, gjithçka do të kthehet në normalitet, kështu që mund të rifitoni një ekuilibër të shëndetshëm për mënyrën si i jetoni marrëdhëniet. Relaksohuni.
Puna dhe karriera: Mos u rrëmbeni nga nxitimi (ose më keq akoma, nga ankthi i performancës) mes të hënës dhe së martës, kur Hëna do t’ua ngrejë shumë lart emocionet. Do të shihni se çdo gjë do të shkojë shumë mirë edhe pa u sforcuar shumë.
E veçanta e javës: Nga e shtuna Venusi do të jetë miku juaj duke përmirësuar mënyrën e të sjellurit me njerëz të veçantë.
Ujori
Dashuria: Me miqësinë e 6 planeteve nuk është e vështirë të imagjinoni një javë ku dashuria dhe të ndierit të dashuruar do të rrjedhin lehtë, natyrshëm, në mënyrë spontane. Sepse jeni gati ta jetoni në mënyrë të kthjellët çdo situatë, të sigurt për atë që jeni dhe për atë që keni për t’i ofruar personit të zemrës. Lëvizni me ngadalë.
Puna dhe karriera: Falë prezencës së Venusit në shenjën tuaj, do të dini të pranoni çdo vështirësi dhe ta kaloni në mënyrë brilante, pa i humbur shpresat dhe duke gjetur një zgjidhje e një alternativë për gjithçka.
E veçanta e javës: Në fundjavë do të humbisni miqësinë e Venusit që spostohet. Pikërisht në një moment kur personi që doni ka nevojë për një entuziazëm të ri.
Peshqit
Dashuria: Deri të enjten do të keni një klimë normale, jo shumë speciale që nuk ju entuziazmon. Më pas, ardhja e Venusit do të bëjë mrekulli, duke ju ndihmuar që ta jetoni marrëdhënien tuaj me pasion dhe energji. Është vetëm çështje ditësh.
Puna dhe karriera: Marsi po shkakton te ju ndjesinë e të nxituarit për gjithçka. Eshtë një forcë të cilën duhet ta mbani nën kontroll për të mos u zënë frymën të tjerëve.
E veçanta e javës: Të shtunën Venusi do të vijë në kohën e duhur për të kompensuar entuziazmin e tepërt që ju shkakton Dielli. Fundjava do të jetë aq e qetë.
www.lajm-shqip.com
05.01.2018
The post Parashikimi i yjeve për javën 05-11 Shkurt, ja çfarë na rezervon fati appeared first on Lajm-shqip.com.