Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Kritikohej nga Trump, dorëhiqet zyrtarisht numri dy i FBI

Andrew McCabe, numri dy i Byrosë Federale të Hetimeve, të cilin Presidenti Donald Trump e ka kritikuar publikisht për subjektivizëm politik, dha dorëheqjen nga FBI-ja. Vetëm disa javë përpara daljes në pension.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • A jeni feminist? Ja si përgjigjet Presidenti Donald Trump
  • E pabesueshme! Donald Trump do të blejë dy frigoriferë për miliona dollarë

Largimi tij nga agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit në SHBA vjen një javë pas publikimit të raportimeve se Trump e donte jashtë FBI-së. Mediat amerikane pretendojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte kërkuar zyrtarit të lartë se për kë kishte votuar gjate një takimi në zyrën ovale.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha në një Konferencë për Shtyp se vendimi nuk ishte marrë nga Presidenti Trump. McCabe, me një karrierë 22-vjeçare në FBI dhe në pozicionin e zëvendës-drejtorit, kishte planifikuar të largohej në muajin mars. Kohë që përkonte me daljen e tij në pension.

Por një zyrtar i FBI-së i cituar nga CBS News tha se McCabe vendosi të merrte “leje të hershme”. Duke filluar nga e hëna, për të mos u kthyer më në zyrë.

Burimi, nuk dha detaje të mëtejshme.

Andrew McCabe ishte bërë objekt sulmesh nga Donald Trump dhe republikanët. Ata e kritikonin lidhur me hetimet mbi Rusinë. Pjesërisht për shkak se gruaja e tij Jill McCabe, mori disa qindra mijë dollarë donacione për kandidimin e saj të dështuar për një vend në Senat. Nga një komitet politik i kontrolluar nga një mik i ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

www.lajm-shqip.com

29.01.2018

The post Kritikohej nga Trump, dorëhiqet zyrtarisht numri dy i FBI appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Kritikohej nga Trump, dorëhiqet zyrtarisht numri dy i FBI

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×