Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Tsipras: Do votojmë pro Shqipërisë në BE, zgjidhëm problemet me Ramën

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka shpallur në një fjalim para kombit, se pas takimit me homologun e tij shqiptar, Edi Rama ai ishte gati për firmosjen e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Ai ka thënë “OK”-in për hapjen e negociatave me BE-në.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Neodemokratët akuzojnë Kotzias për diplomaci sekrete me Shqipërinë
  • Kotzias flet pas negociatave me Bushatin: Jam i kënaqur…

Në një deklaratë nga pallati  Maximos”, Tsipras tha se se ka arritur që të zgjidhë problemet me dy fqinjët e tij verior siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

Unë premtoj se në vitet e ardhshme do të ndjek me një përgjegjësi patriotike një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.  Duke pasur parasysh se kjo është përgjegjësi e qeverisë greke dhe e imja, mund të them se kemi arritur një rol të rëndësishëm si lider në Ballkan”.

Tsipras deklaroi se për bisedimet me Shqipërinë fqinje, ai ka takuar Presidentin e Republikës dhe krerët e partive  politike. Ai ka hapur rrugën e një normalizimi të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona.

Jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë.

Një marrëveshje që do të zgjidhë dallimet kritike. Do të çojë në votën tonë për hapjen e e negociatave të pranimit të vendit tonë fqinj në BE”, deklaroi kryeministri grek/ Duke shtuar se ka një konsensus në të gjitha partitë politike greke për të normalizuar marrëdhëniet me Tiranën.

Ky është një shembull i rëndësishëm se si bëhet politika e jashtme në vendet fqinje.

Ku për çështje strategjike nuk ka ndarje dhe sulme mes mazhorancës dhe opozitës.

Ndërkaq, në lidhje me Maqedoninë, Tsipras ka thënë gjithashtu se çështjet po ecin përpara. Ai ka lavdëruar politikën e ndjekur nga Zoran Zaev.

Udhëheqja e re politike e Shkupit ka hedhur poshtë dhe është tërhequr në një farë mase nga retorika irredentiste e qeverive të mëparshme. Ky fakt vepron si një katalizator për intensifikimin e negociatave”, tha kryeministri grek.

“Tipik në këtë drejtim ishte mocioni i  Zaev për të ndërruar emrin e Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit të Shkupit. Si dhe Autostradën e Selanikut nga ‘Aleksandër’ në rrugën ‘Miqësia’”, tha Tsipras.

Duke marrë përsipër rolin e njeriut që po zgjidh konfliktet që kanë hapur parardhësit e vet, kryeministri majtis i Greqisë që u zgjodh në vitin 2012, deklaroi:

Ne të gjithë duhet të kuptojnë se dështimi për të zgjidhur këto konflikte ka qenë në dëm të të dy palëve. Nuk është rastësi që në 25 vitet e fundit shumica e vendeve OKB, e kanë njohur vendin fqinj me emrin e saj kushtetues.  Është hipokrite që disa forca politike dhe disa persona shfrytëzojnë agoninë e popullit grek. Por pa dhënë rrugën e zgjidhjes”.

Për Lajm Shqip

Ylli Pata

27.01.2018

The post Tsipras: Do votojmë pro Shqipërisë në BE, zgjidhëm problemet me Ramën appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Tsipras: Do votojmë pro Shqipërisë në BE, zgjidhëm problemet me Ramën

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×