Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Çdo buqetë në dasmat mbretërore duhet të përfshijë patjetër këtë lule…

Të zgjedhësh një buqetë perfekte për dasmë mund të jetë një punë sa e lehtë aq edhe e vështirë. Duhet të konsiderosh ngjyrat, llojet e luleve dhe cilat janë në trend gjatë kohës së dasmës. Për më tepër një pjesë e madhe e nuseve i zgjedhin lulet duke u bazuar në disa domethënie speciale. Familja mbretërore e Anglisë bën pikërisht të njejtën gjë.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Ja kush e prezantoi princ Harry-n me aktoren Meghan Markle
  • E dashura fyen Meghan Markle: Deputeti britanik vendos të ndahet…

Duke filluar që nga Mbretëresha Viktoria në 1840 dhe duke vazhduar deri tek Kate Middleton në 2011 ka një traditë për buqetën e lules. Traditë që çdo nuse e familjes mbretërore duhet ta ndjek me patjetër. Një degë e lules mërsinë duhet të përfshihet patjetër në buqetë. Mërsina është një lloj lule ose shkurre e përbërë nga gjethe të vogla. Me majë të mprehtë dhe me lule të bardha nga degët e së cilës kullon dhe një lëng me aromë shumë të mirë.

Mërsina konsiderohet si lulja e dashurisë, martesës dhe e pjellorisë.

Zakonisht kjo lloj luleje gjendet shumë rrallë në buqeta. Megjithatë familja mbretërore ka një burim prej të cilit siguron gjithmonë lulen e mërsinit. Nga kopshti 170-vjeçar i Mbretëreshës Viktoria. Kjo lloj lule ju dha Viktorias në vitin 1800 nga gjyshja e bashkëshortit të saj Princit Albert.

Mirëpo të gjithë tani kanë filluar të mendojnë se çfarë do të ketë në buqetën e nuses së ardhshme të familjes mbretërore, Meghan Markle. Sipas disa thashethemeve thuhet se ajo mund ta thyej këtë traditë. Ajo mund të zgjedh lulet që dëshiron ose diçka të ngjashme me lulen e mërsinës.

www.lajm-shqip.com

27.01.2018

The post Çdo buqetë në dasmat mbretërore duhet të përfshijë patjetër këtë lule… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Çdo buqetë në dasmat mbretërore duhet të përfshijë patjetër këtë lule…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×