Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ja pse duhet të jetoni vetë, të paktën një herë në jetë

Ideja e të jetuarit vetëm mund t’ju duket e frikshme. Por ka nga ata që kanë zgjedhur të jetojnë vetëm e thonë që kjo eksperiencë është jo vetëm e kënaqshme por dhe do t’ju pasurojë si individ.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • 3 shenjat e horoskopit që bien në dashuri me ata që nuk mund t’i kenë
  • Njihuni me tre shenjat më të turpshme të horoskopit…

Një ndër arsyet kryesore pse duhet të jetoni vetëm është që të njihni më mirë vetveten. Ju mund të meditoni, të gjeni kohën të relaksoheni, të gjykoni të mirat e të këqijat e vendimeve që merrni etj.

Jetesa vetë do t’i bëjë mirë dhe një personi social dhe një personi asocial.

Kush dëshiron qetësinë e vetminë pas një dite të ngarkuar mund ta gjejë atë fare mirë kur jeton vetëm. Do t’ju duhet të përballeni me disa frikëra kur jeni vetëm ju në shtëpi. Si për shembull, do hapni vetë derën kur t’ju trokasë një person i çuditshëm. Apo do duhet t’i paguani vetë faturat e të menaxhoni vetë buxhetin. E pikërisht këto gjëra do t’ju rrisin si person. Do të ndiheni shumë mirë me veten pas çdo arritje të vogël.

Të jetuarit vetëm ju jep mundësinë që rregullat t’i vendosni vetë. Kur do lani rrobat apo enët, kur do bëni pazarin, kur do flini deri në 12 të drekës. Gjithçka e vendosni ju e askush nuk mund t’ju bezdisë. Kështu që, në qoftë se ndonjëherë keni mundësinë të jetoni më vete mos hezitoni.

www.lajm-shqip.com

27.01.2018

The post Ja pse duhet të jetoni vetë, të paktën një herë në jetë appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Ja pse duhet të jetoni vetë, të paktën një herë në jetë

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×