Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Protesta e opozitës, fillon nisja e protestuesve drejt kryeqytetit

Protesta e opozitës, prej orës 06:00 të mëngjesit ka filluar nisja e Protestuesve Drejt Kryeqytetit.  Sipas burimeve të degës së PD Korçë drejt Tiranës janë nisur me autobuz, furgon dhe mjete private rreth 2100 persona.

Protestuesit janë nga qyteti i Korçës dhe njësitë administrative të bashkisë Korçë.  Nga Pogradeci jane nisur drejt Tiranës rreth 1200 persona.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Opozita sjell në protestë portretin gjigand të Ardit Gjoklaj…
  • Protesta e Opozitarëve, Vlora dërgon 12 autobusë…
  • Fier/ Nisen 25 autobuzë dhe qindra automjete private…

Protesta e opozitës, fillon nisja e protestuesve drejt kryeqytetit

Nga rrethi Devoll 1500 persona dhe nga Kolonja rreth 500 persona.  Policia e Korçës ka vendosur një postbllok në dalje të qytetit për të monitoruar nisjen e mjeteve dhe për të verifikuar nëse protestuesve mund tju jenë bashkuar persona me precedencë penale.

Dega lokale e PD Korçë ka denoncuar presionin e strukturave shtetërore mbi shoqëritë e autobuzëve duke iu bërë presion këtyre të fundit për të mos transportuar protestuesit drejt Tiranës.

Sipas burimeve nga PD pjesa më e madhe e autobuzëve të linjës me Tiranën janë prenotuar nga drejtoria arsimore e Korçës, për organizimin e ekskursioneve në pika turistike të rajonit juglindor.

Përveç protestuesve dhe qytetarëve të organizuar nga PD, drejt Tiranës janë nisur edhe disa mjete me protestues të LSI.
Burime nga LSI thonë se protestës së opozitës do t’i bashkohen rreth 700 qytetarë të organizuar nga LSI Korçë.

Për lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj
27.01.2018

The post Protesta e opozitës, fillon nisja e protestuesve drejt kryeqytetit appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Protesta e opozitës, fillon nisja e protestuesve drejt kryeqytetit

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×