Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shokon Ambasadori i OSBE-së: ‘PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat’

Shokon Ambasadori i OSBE-së: ‘PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat’

Të ngjashme mund të lexoni:

• Reportazh – Fshati i 70 të dënuarve për drogë në zonën e Dumresë

• Akuzat/ Qeveria po hakmerret ndaj Lazaratit, e ka lënë në…

• Denoncimi, ish-zv/drejtori i Policisë së Korçës: Drejtues të lartë në Dibër…

Shokon Ambasadori i OSBE-së

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, ndërsa ka folur për çështjen e kanabisit ka treguar një detaj.

Sipas tij, në periudhën 2007-2010, edhe socialistët kanë qenë kundër ndërhyrjes në Lazarat.

“Kur gjendesha këtu si ambasadori i Gjermanisë flisja shpesh me qeverinë rreth Lazaratit.

Kjo, sepse një pjesë e madhe e hashashit që prodhohej këtu përfundonte në Gjermani.

Dhe e dija që qeveria ime priste që unë të ndërhyja dhe kjo ishte një nga çështjet për të cilat m’u kërkua që të ndërhyja.

Në këtë situatë, natyrisht që kishte shqetësime që shpreheshin nga të dyja anët e spektrit politik se me çfarë do të jetonin njerëzit pasi të shkatërrohej kanabisi.

Për mua ky argument asnjëherë nuk qe bindës.

Dhe kur flas sot me politikanët, të gjithë më thonë:

“E kishim gabim kur e thoshim këtë gjë”.

Natyrisht që nevojitet një alternativë zhvillimi.

Por, mungesa e alternativave të zhvillimit nuk mundet asesi të kthehet në shfajësim për krimin, për veprimtaritë kriminale”, tha Borchard.

15.12.2017

www.Lajm-Shqip.com

The post Shokon Ambasadori i OSBE-së: ‘PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat’ appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Shokon Ambasadori i OSBE-së: ‘PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat’

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×