Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mbetur pa ndihmë ekonomike: ‘Po na vdesin për së gjalli’

Mbetur pa ndihmë Ekonomike një 50-vjeçar nga lagjia Puntori në Gjirokastër ka rënë në dëshpërim të plotë.

Amarildo Hysi qëndron vazhdimish i shtrirë në shtrat, ndërsa përbri shtratit gjithmonë qëndron një bombol oksigjeni.

Në gjendje të rënduar shëndetësore, ai lufton përditë me vdekjen dhe mbijeton falë furnizimit të aparatit aspirator me oksigjen.

Amarildo Hysi është i sëmurë kronik i diagnoztikuar me astmë që merr shërbimin mjekësor në mjediset familjare.

Familja e tij paguan këtë shërbim që nuk kushton pak.

Në një situatë të vështirë ai shprehet:

“Po më lënë pa ndihmë ekonomike. Po më vdesin për së gjalli”.

Familja Hysi me 6 pjestarë nuk ka asnjë të punësuar në privat apo në shtet.

Ndërprerja e ndihmës ekonomike ishte fatale për këtë familje dhe u përcoll me lot dhe pesimizëm.

“Jetonim me atë ndihmë të vogël ekonomike. Askush nuk erdhi të më sqaronte pse na e ndërprenë”, shprehet Amarildo.

Lot, pesimizëm, zhgënjm dhe pasiguri ka edhe në shumë familje të varfëra të përjashtuara nga lista e ndihmës ekonomike.

Vetëm në qarkun e Gjirokastrës sistemi i vlerësimit “me pikësim” ka kënë jashtë trajtimit 1600 familje në nevojë.

Situatë dëshpërimi mbizotëron edhe në familjen Habibi në të njëjtën lagje me familjen Hysi.

Familja me 4 pjestarë, me kryefamiljare 35 vjeçaren e papunë Albana Habibin ka humbur të drejtën e përfitimit të ndihmës ekonomike.

“Punë s’ka as në shtet as në privatë, ku të mbytemi ne”, shprehet përmes ngashërimave kryefamiljarja Albana Habibi.

“Ku të shkojmë” Ku të punojmë? Me se të jetojmë? Të dalim në semafor?” pyet Albana në dëshpërim e sipër.

Vlerësimi i drejtorisë së ndihmës sociale nga Tirana vetëm në qytetin e Gjirokastrës ka penalizuar 200 familje përfituese të 2500-5000 lekëve.

E njëjta situatë raportohet edhe nga bashkitë e Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt dhe Libohovë.

Për Lajm-shqip

Engjëll Serjani

08.02.2018

The post Mbetur pa ndihmë ekonomike: ‘Po na vdesin për së gjalli’ appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Mbetur pa ndihmë ekonomike: ‘Po na vdesin për së gjalli’

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×