Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Fillim java nis me 2 aksidente të rënda në superstradën Fushë Krujë-Milot

Problemet në Rrugën e Kombit përgjatë superstradës Fushë Krujë – Milot janë të shumta.

Kjo është kthyer në një zonë të kronikës së zezë që shënon lajme të rënda përgjatë gjithë kohës.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Reagon Ministrja e Drejtësisë për vrasjen e Arielës…
  • Mediat kosovare tregojnë emrin: Ky është porositësi i dyshuar i vrasjes së Ivanoviç…

Edhe në 24 orët e fundit, njoftimet që vijnë nga kjo zonë, janë të rënda.

Në këtë segment kanë ndodhur  2 aksidente që kanë rezultuar me dy persona të  plagosur rëndë.

Fillim java nis me 2 aksidente të rënda në superstradën Fushë Krujë-Milot

Njëri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Thumanë, ku një vajzë 17 vjeçare është dëmtuar rëndë nga përplajsa e dy autojmeteve, një ditë më pas një tjetër aksident ka ndodhur vetëm 3 km më tej.

Një automjet fuoristradë ka përplasur një ciklomotor duke i shkaktuar plagosje të rëndë drejtuesit të saj, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në të dyja rastet, të plagosurit janë dërguar në spitalin e traumës në gjëndje të rëndë, ndërsa policia heton shkaqet e aksidenteve.

Po ajo që është tashmë evidente nuk ka një studim të  organizuar për të vënë gishtin mbi problemet e mprehta që ka kjo rrugë dhe përse vijnë këto aksidente, pasi banorët ankohen se rrugët kanë vite që janë objekt punimesh në sektorë të ndryshëm, dhe qarkullimi nga kjo shoqërohet me probleme.

Ndërkohë që në shumë zona të tjera mungon sinjalistika dhe nuk janë të disiplinuara teknikisht hyrje-daljet nga zonat rurale, dhe pikërisht në këto pika ndodhin edhe aksidentet, përveç atyre që vijnë nga shpejtësia e drejtuesve të mjeteve ditën, por sidomos edhe në oret e vona të natës ku kjo rrugë ka pasur shume viktima.

E rëndësishme është që të bëhet një studim i tillë dhe të vihen teknikisht piketat se ç’duhet riparuar, dhe ku duhet ndërhyrë në infrastrukturën e saj, për të kursyer me dhjetra jetë njerëzore nga aksidentet.

Për lajm-shqip:

Silvi Feimi

30.01.2018

The post Fillim java nis me 2 aksidente të rënda në superstradën Fushë Krujë-Milot appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Fillim java nis me 2 aksidente të rënda në superstradën Fushë Krujë-Milot

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×