Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Gjendet i pajetë 47-vjeçari në Tiranë: Brenda shtëpisë së tij

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetin e shtëpisë së tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një pallat pranë zonës së “Astirit”.

Nuk dihet ende identiteti i të ndjerit, ndërsa sipas burimeve policore mësohet se ai është gjetur lakuriq i pajetë në tualetin e shtëpisë. Dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale.

Të njëjtat burime theksojnë se ka dyshime që burri mund të ketë rrëshqitur, e për pasojë ka humbur jetën nga goditja. Është dashur mbërritja e forcave zjarrfikëse që të hapin me forcë derën e shtëpisë së të ndjerit.

Policia po heton rastin në fjalë.

www.lajm-shqip.com

28.01.2018

The post Gjendet i pajetë 47-vjeçari në Tiranë: Brenda shtëpisë së tij appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Gjendet i pajetë 47-vjeçari në Tiranë: Brenda shtëpisë së tij

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×