Një shqiptar mendohet se është hedhur nga kati i pestë hotelit në Athinë, njoftojnë mediat greke.
Të ngjashme mund të lexoni:
- Digjet Athina, antiqeveritarët përplasen me policinë
- Sekretet e Kretës: Athina tërhiqet nga varianti i vjetër,…
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një hotel në qendër të Athinës, në sheshin Omonia me protagonist një shqiptar 42 vjeçar.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte hyrë mbrëmë në hotel, por nuk ishte klient, nuk kishte marrë asnjë dhomë.
Pavarësisht pyetjes se recepsionit ai mundi të ngjitej në katin e pestë dhe u hodh, shkruan syri.net.
Në Athinë hidhet një shqiptar nga kati i pestë i hotelit
Shqiptari, i cili nuk ishte qiramarrësi i hotelit, arriti në ndërtesën e vendosur në rrugën 7, Marika Kotopouli rreth orës 22 në mbrëmje.
Pa thënë asgjë, pavarësisht nga pyetjet e vazhdueshme të stafit të hotelit, 42 vjeçari u ngjit në katin e 5 dhe u hodh.
Ai u transportua me ambulancë në spital, nderkohë që po vijojnë hetimet.
Thuhet se atij iu gjet një çantë e mbushur me para, por pritet ende një deklaratë zyrtare nga policia.
www.lajm-shqip.com
23.01.2018
The post Athinë/ Hidhet një Shqiptar Nga Kati i pestë i hotelit, i gjendet një çantë plot me para appeared first on Lajm-shqip.com.