Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Romeo E Zhuljeta” Nën Interpretimin E Të Rinjve - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skena e Teatrit të Operas dhe Baletit pushtohet këtë javë nga lufta mes Kapuletëve e Montegëve. Mes tyre edhe një dashuri e pamundur, ajo e Romeos dhe Zhuljetës.Duartrokitjet që vlerësuan artistët më në zë të këtij teatri, punën regjisoriale të turko-zviceranes Aylin Bozok, por edhe dirigjimin e Elda Laros që u rikthye në TKOB nga Gjermania, priten sërish në skenën e madhe të këtij institucioni. Këtë herë, dirigjenti i orkestrës do të jetë Edmond Doko, ndërsa në rolin e Romeos që interpretohej nga mezosopranoja Vikena Kamenica vjen Ivana Hoxha. Edhe Zhuljeta në këtë shfaqje që pret të rinjtë e Teatrit të Operas dhe Baletit vjen e interpretuar nga Enkelejda Kamani, një nga fitueset e çmimit ndërkombëtar Marie Kraja. Të dyja vajzat që do të përcjellin këtë histori dashurie, janë vlerësuar nga artistët si e ardhmja e këtij institucioni dhe cilësuar si zërat e rinj më të mirë nga masterclaset e zhvilluar në TKOB nga Ermonela Jaho e ndërkombëtarët. Të rinjtë e presin publikun në data 19 dhe 20 maj. - See more at: http://vizionplus.al/romeo-e-zhuljeta-nen-interpretimin-e-te-rinjve/#sthash.tvtV9qRF.dpuf


This post first appeared on Video Shqip Ovidim, please read the originial post: here

Share the post

“Romeo E Zhuljeta” Nën Interpretimin E Të Rinjve - News, Lajme - Vizion Plus

×

Subscribe to Video Shqip Ovidim

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×