Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Report TV - Meta: Sulmet Terroriste Motivim Për Të Ruajtur Harmoninë Fetare

TIRANE - Kreu i Kuvendit Ilir Meta shfrytëzoi urimin për besimtarët e bektashinj në festën e Sulltan Novruzit, për të dënuar sulmet terroriste që tronditën Brukselin këtë mëngjes.

Kryeparlamentari tha se këto akte nuk duhet të na frikësojnë, ndërsa vuri thekson se sulme të tilla të terroristëve duhet të jenë motivim edhe më shumë për të ruajtur vlerën unike të bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

"Jemi tronditur nga aktet terroriste dhe të gjithë lutemi për shpirtin e viktimave. Jemi pranë gjithë qytetarëve të Evropës. Kjo është një ditë e shenjtë, nuk është ditë e frikës, por e shpresës në ditë që na motivon edhe më shumë për të ruajtur dhe forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë e shkëlqyer ndërfetare që kemi në vendin tonë. Gëzuar këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarëve bektashinj por edhe të gjithë qytetarëve tanë", tha Meta.


This post first appeared on Video Shqip Ovidim, please read the originial post: here

Share the post

Report TV - Meta: Sulmet Terroriste Motivim Për Të Ruajtur Harmoninë Fetare

×

Subscribe to Video Shqip Ovidim

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×