Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Vasili i LSI flet pas miratimit të reformës: Ç’do ndodhë me koalicionin qeverisës

Petrit Vasili i LSI del me një qendrim pas arritjes së miratimit të Reformës në Drejtësi me unanimitet të plotë, 140 vota. Vasili i dha përgjigje edhe pyetjes se ç’do ndodhë me koalicionin qeverisës LSI-PS duke thënë se konsensusi nuk e rrëzon koalicionin sepse kjo sipas tij është një ditë bashkimi, jo ndarjeje.

Më shumë nga fjala e VASILIT para mediave:

Dje parlamenti shqiptar realizoi një votim unikal në historinë e tij dhe pluralizmit shqiptar, një votim produkt sinjifikues i konsesusit patriotik dhe historik. Një konsensus që bashkoi shqiptarët, i bëri të ndjehen më të sigurtë në vendin e tyre, më mirë në një atdhe që drejtohet nga një politikë që tregoi besueshmëri.

Të gjithë sot janë më të qetë për një shtet që prodhon barazi, paanshmëri që ka munguar e ka lodhur shqiptarët.

Për politikën shqiptare nga sot është një ditë e re, kaloi sprovën, konsensusi nuk është tabu por kuptim i ri i një Shqipërie që di të bashkohet për çështje madhore, e kështu shqiptarët e besojnë më shumë politikën e tyre.

Parja në sy e njëri tjetrit është një moment bashkimi.

Është vendi që të vlerësojmë rolin e SHBA dhe BE dhe kjo ka qenë një mbështetje e pacmueshme.

Kemi hyrë në një fazë të re, LSI me të njëjtën vendosmëri e konstruktivitet do shërbejë e jetë aktive edhe në procesin e rëndësishëm të zbatimit praktik të saj.

Pyetje: Roli i Metës për Reformën në Drejtësi duke iu referuar zërave kundër….

Në mënyrë të padiskutueshme kreu i parlamentit mori atë pozicion dhe ju e dini se ai bëri një deklaratë publike të qartë kur tha se unë do mbaj rol aktiv në reformën në drejtësi, ishte një veprim shembullor duke demostruar se kur atdheun e duam më shumë se cdo gjë dhe cdo llogaritje politike mund të arrihen shumë gjëra, edhe votime me 140 vota. Kreu i kuvendit bëri atë që bën një qytetar dhe patriot.

Pyetje: A do bjerë koalicioni PS-LSI?

Konsensusi nuk e rrëozn koalicionin sepse është një ditë bashkimi jo ndarjeje, ne kemi votuar 140, votat dhe votat e PS LSI ishin në atë sallë, kjo është përgjegjësi sesi mund të sillesh në politikë jashtë llogarive.

Pyetje: Pse Meta nuk i përmendi emrin Ramës mbrëmë?

Jam i lumtur që s’kam vënë re… Kam lëvizur nga salla kur foli Meta e Rama.

Besoj që sot komunikimi ynë sot qendron mbi koalicionin, dua ta përjetoj si një ditë të madhe …



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Vasili i LSI flet pas miratimit të reformës: Ç’do ndodhë me koalicionin qeverisës

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×