Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ndryshimet prekin edhe Eno Popin në Top Channel, largohet nga “Wake Up”?

Tags: tatildelaquo

Vala e ndryshimeve në programacione, autorë, por edhe prezantues duket se ka filluar vrullshëm në kanalin e Top Channel. Në sezonin e ri, televizioni flitet se do të ketë ndryshime të mëdha, të cilat do të prekin edhe emra të hershëm të këtij ekrani. I fundit emër që është diskutuar për të lëvizur në sezonin  e ri është edhe ai i Eno Popit.

Siç bëhet me dije nga burime të brendshme të Top Channel për revistën “Bordo”, Eno Popi do të drejtojë një emision fëmijësh në sezonin e ri, madje bëhet fjalë për emisionin për të cilin mendohej se mund ta drejtonte Marina Vjollca.

Ende nuk dihet nëse Eno Popi do të heqë dorë nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, as nga “100 milionë” (i cili nuk është e sigurt nëse do të jetë në këtë sezon të ri), për t’u angazhuar vetëm me emisionin e fëmijëve.

Popi është një prej figurave kryesore të Top Channel, madje edhe zëri zyrtar i këtij televizioni, por edhe për duket të kenë filluar ‘pakënaqësitë’ e para që u vunë re qysh me mungesën dhe heshtjen e tij në finalen e madhe të Top Awards, në fund të muajit qershor.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Ndryshimet prekin edhe Eno Popin në Top Channel, largohet nga “Wake Up”?

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×