Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Zani Caushi në qeli, mbret i selfieve, mik i maçokut dhe deklaratat si u tradhëtua nga të vetët

Zani Caushi, kreu i Bandës së Çoles vuan dënimin me burg përjetë prej vitit 1999. Por djaloshi vlonjat që bëri emër si “I Forti i Vlorës’ si dhe mori vëmendjen e mediave të huaja në vitin 1997 për shkak të bandës së Çoles në Vlorë, me kalimin e viteve e ka humbur shkëlqimin. Vlonjati ndodhet në qeli me një maçok, pëllumba që i vijnë në dritare dhe një celular ku akseson dhe rrjetet sociale në sajë të internetit sepse kjo dëshmohet dhe në bisedat që bën në Facebook.
Më disa kilogramë më shumë, Zani Caushi në rrjetin social shfaqet nostalgjik por dhe plot mllef ndaj atyre që sipas tij, e kanë tradhëtuar. Foto profili mban një imazh të tij me nënën që afrohet ta puthë.

Zani ka ndryshuar shumë pasi vitet bëjnë të vetën. Nga mbreti i bandave, sot mund të quhet mbret i selfieve, kjo vihet re dhe nga foto që ka në profil. Macoku, duket se është shoku më i mirë, të cilit ai i beson më shumë nga të gjithë, kurse pëllumbat, ky shpend i lirisë dhe i paqes, kanë qenë miqtë në burgun e Burrelit. Zani duket i afeksionuar pas tyre. Në një bisedë me një person, tregon se pëllumbat i rriste në Burrel ku vuante dënimin përjetë, por pas transferimit në Drenovë, ai i humbi. “Jemi në duar të bushtrave”, thotë ai në foton e pëllumbave gati duke vajtuar për fatin e shpendëve të humbur.
Kurse në një bisedë në një foto të maçokut, me të cilin ngryset e gdhihet në qeli, Zani, ish kreu i bandave rrëfen se pajtohet me këtë fat të keq, sepse sic thotë ai, “Skënderbeu luftoi 25 vite, pastaj u lodh. E tradhetoji dhe nipi vete ne fund. Keshtu eshte jeta. Në bisedën me një person me emër të koduar më rrjetin social Facebook, Zani Caushi përmend dhe Ramiz Alinë, por dhe pësimin nga spiunat.

Biseda e Zanit në Facebook e paredaktuar

Un E Di Un– Te rujte zoti e balle larte si gjithmone ,,,,,,,,ne fakte sa here me del profili yt me kujtohet nje histori e jotja me Kico qimen hahahhaaaaa je i pa arriteshem e idhull ,,,,,,,,,,,,,,,dikush ka idhull kaponen dikush Caven po shqiptaret ty
Zani Caushi Original -flm nga ana jote.shoket e mire te nderojne.spiunat te tradhetojne.
Un E Di Un ai eshte pb se te gjithe hiqen si burra te mire po te rralle jan si puna jote ,,,,besoj se mesun nga greku shumica 7 hile 1 trimeri,,,po koha eshte pasqyra e tyre bota rrotullohet e tradhetari cnderohet reps
Zani Caushi Original Skenderbeu luftoj 25 vite pastaj u lodhe.e tradhetoji dhe nipi vete ne funde.keshtu eshte jeta
Un E Di Un po e vertet po mos te harrojm se e Ramizi kur ishte ne burg tha tregtar isha tregtare jam e tregetare do mbetem..gjithecka eshte ne gen nuk i sjelle jeta ,,,,…….ose si eshte ligji bixhozit dil te dal si ke dal e nuk te dalin
Zani Caushi Original Si ramizi vetem dy kane qene.rahmet paste.i pari e humbi jeten ne nje pusete ishte nate me shi dhe nuk e pa.ramizi po iku pa ze.keq puna tani.si do ja bejme.

Bandat
Myrteza Çaushi njihet si një prej kapobandave që veproi në qytetin bregdetar gjatë vitit 1997. Banda kriminale e drejtuar prej tij akuzohet për dhjetëra krime makabre. I forti i Vlorës u arrestua në vitin 1998, pasi dyshohej për disa krime të rënda. Më 22 mars 1999 u lirua në sallën e gjyqit, pasi u cilësua fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje. Akuzat fillestare ishin për krijim bandash të armatosura, pengmarrje, vrasje me paramendim, etj.
Në shtator 1999, pas një incidenti me armë në fshatin Mifol Myrteza Çaushi përfundon në qeli, ku dënohet me burgim të përjetshëm për ngjarjen e 7 korrikut të po këtij viti. Në këtë vrasje mbetën viktima Rovert Shehu dhe daja i tij, Luan Bedini si dhe krahu i djathtë i Zanit, Afrim Rami.

Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit(shpesh herë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit. Kjo e fundit u eliminua gjatë Masakrës së Levanit më 28 Mars 1997. Sipas një dëshmie të Izet Haxhisë, kjo bandë u nis për të eleminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 Maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të mirrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.

Gjatë përplasjes me bandat e armatosura Zani Çaushi ka humbur tre vëllezërit.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Zani Caushi në qeli, mbret i selfieve, mik i maçokut dhe deklaratat si u tradhëtua nga të vetët

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×