Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Djemtë e Kombëtares i kthyen në kafshë cirku”

Ceremonitë e shumta për futbollistët e Kombëtares, jo nga të gjithë janë pritur mirë.

Kjo, sidomos për shkak se ato janë zhvilluar edhe në temperature të larta, gjë që ka bërë që në shesh të dalin shumë pak njerëz.

Gazetari Blendi Salaj Shkruan se futbollistët u trajtuan si kafshë Cirku, për zbavitjen e politikës.

“Pas gjithë asaj aventure në Francë, Kombëtarja shqiptare vjen vërdallë qytetit nën diell e 40 gradë celcius për të “aplikuar për pasaportë diplomatike”.

Pikë e zezë!

Djemtë e kombëtares nuk janë kafshë cirku zotërinj”, shkruan ai.

Ndërsa Sonila Meço ironizon Top Channel për kronikën që kishte përgatitur.

“Per nje gje vlejti kjo ceremoni e pagelltitshme, te degjonim te pakten nje here publikisht Ramen te thosh ‘i dashur Berishe’. Ky eshte lajmi i vetem qe nuk te ben te tallesh ne nje kronike karagjoze te paralajmeruar”, shkruan ajo.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

“Djemtë e Kombëtares i kthyen në kafshë cirku”

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×