Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Video-skandali, 20-vjeçarja: Kreu i Bashkisë së Peshkopisë seks për një vend pune. Qeveria shkarkon Shukri Xhelilin

*Shoqërohet Shukri Xhelili, merret në pyetje në polici

PESHKOPI- Një denoncim shokues ka ardhur nga Peshkopia. Një 20-vjeçare ka denoncuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili se i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në kërkim të një vendi pune në administratë.

Denoncimi është bërë në televizionin Ora News në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Vajza ka thënë se Xhelili i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme, si në hotele. Ajo rrëfen se e ka takuar në zyrën e tij kur kërkonte punë. Vajza ka filluar punë dhe pas disa kohësh i ka kërkuar rritje rroge, por sipas saj, kreu i bashkisë i ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku dhe kanë shkuar bashkë. Ajo ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me kreun e bashkisë së Peshkopisë.

20-vjeçarja thotë gjithashtu se Xhelili ka tentuar disa herë ta prekë në zyrën e tij. Ajo e akuzon kreun e Bashkisë se bën vazhdimisht të njëjtën sjellje. “Ai më ka treguar se ka pasur vajza të tjera, të cilave iu ka ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve. I bëj thirrje policisë, prokurorisë”, ka thënë 20-vjeçarja.

Në videon e transmetuar kreu i Bashkisë së Peshkopisë shfaqet me të brendshme në dhomën e hotelit.

QEVERIA SHKARKOI SOT SHUKRI XHELILIN
Pas publikimit të video-skandalit të kreut të Bashkisë së Peshkopisë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministria, e cila ka shkarkuar ditën e sotme Shukri Xhelilin.

Mbrëmjen e djeshme, pas publikimit të skandalit u njoftua se shkarkimi i tij do të bëhej me një vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave.

Pas shkarkimit, Shukri Xhelili është shoqëruar në Polici për t’u marrë në pyetje.

Transkripti i videos
Kryetari i Bashkisë – “E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty”
Pas firmosjes së kontratës për 20 vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.

Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?- Afrohu, kështu e ke emrin ti?
Denoncuesja: – Po
Kryetari i Bashkisë -S’ke ndonjë ndryshim shkronje?
Denoncuesja: – Jo
Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?
Denoncuesja: Po
Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.
Denoncuesja: – Si është orari?
Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.
Denoncuesja:Dhe sa është rroga?
Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave
Denoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?
Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.
Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?
Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?
Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.
Denoncuesja: Prit, prit njëherë.
Kryetari i Bashkisë: Ça ke?
Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?

Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?
Kryetari i Bashkisë: Jo, çne, punë e thjeshtë është.
Denoncuesja: Hë?
Denoncuesja: Punë e thjeshtë është
Kryetari i Bashkisë: Puna jote e di ça do jetë? Unë du me hap një galeri artesh figurative kshu, aty brenda territorit të pallatit, ku ka qenë si lokal
Denoncuesja: Po po
Kryetari i Bashkisë: Më prapa do e hapim dhe do e kesh ti. Do rrish aty kur të vinë vizitorë për të parë pikturat që do reklamojmë ne. Dhe ke ca pajisje, se ç’kanë aty në ngarkim ca gjëra tek magazina
Denoncuesja: Po këtu te …, ka qenë kush…
Kryetari i Bashkisë: Ka qenë…
Denoncuesja: Kush ka qenë?
Kryetari i Bashkisë: E kam pas shkurtu si vend pune e nuk punon kush. Se nuk e kisha të nevojshme, por e shtova prapë veç për ty.
Denoncuesja: Dmth kur duhet të shkoj?
Kryetari i Bashkisë: A ndjehesh e vlerësuar më së miri?
Denoncuesja: Jo, mirë
Kryetari i Bashkisë: Je shumë mirë, jo mirë, më dëgjo mua.
Denoncuesja: Nuk e di, ta shofim.
Kryetari i Bashkisë: Nëse nuk të pëlqen, kur të kemi mundësi tjetër të lëvizim, se me lëviz është kollaj. Me u fut njëherë në punë se… ku dimë ça variantesh na dalin, në qoftë se na del ndonjë variant ku të jetë më i mirë dhe të pëlqen ty, ok pasandaj, shko te ai. Si thua? S’po më dukesh shumë …
Denoncuesja: Jo, mirë, më pëlqen.
Kryetari i Bashkisë: Se si më dukesh? Do dalim sonte?
Denoncuesja: Hë?
Kryetari i Bashkisë: A do dalim sonte?
Denoncuesja: E firmose?
Kryetari i Bashkisë: Patjetër, janë katër kopje. Një shkon te financa
Denoncuesja: Një do e marr unë
Kryetari i Bashkisë: Një do e marrësh ti t’ia japësh drejtorit
Denoncuesja: A është drejtori atje apo jo?
Kryetari i Bashkisë: Atje moj është. … t’i them unë të presë aty…
Denoncuesja: Ma jep njërën mua
Kryetari i Bashkisë: Ta vulosë dhe t’i vëmë numrin e protokollit dhe datën.
Kryetari i Bashkisë: Prit të shof pak këtu.
Kryetari i Bashkisë: …Do dalim të hënën?
Kryetari i Bashkisë: Pse jo sot? Sot të pres
Denoncuesja: 2-3 ditë… nja dy ditë.
Kryetari i Bashkisë: Të lutem… Ka ndonjë arsye?
Denoncuesja: Po
Kryetari i Bashkisë: Më thuaj çfarë… Hë mo thuje…
Denoncuesja: Po duhet me shku në fshat
Kryetari i Bashkisë: Kur?
Denoncuesja: Nuk e di, ndoshta sot, ndoshta nesër.
Kryetari i Bashkisë: Ku në fshat?
Kryetari i Bashkisë: …
Kryetari i Bashkisë: Për të hënë e kishim lënë llafin.
Denoncuesja: Po… por të hënën… nuk është se ta mohova.
Kryetari i Bashkisë: Edhe tashti je mosbesuese?
Denoncuesja: Jo nuk jam
Kryetari i Bashkisë: Nuk të duket reale?
Denoncuesja: Reale më duket
Kryetari i Bashkisë: Po ça ke?
Denoncuesja: Nuk e di kur shkoj andej
Kryetari i Bashkisë: Po, po nuk shkove sot, mund të dalim.
Denoncuesja: Do shoh.
Kryetari i Bashkisë: Mos më rrej
Denoncuesja: Pse duhet të të rrej? Për ç’arsye?
Kryetari i Bashkisë: S’e di, ti e di
Denoncuesja: Për shembull po të të rreja, nuk do të thoja të hënën.
Kryetari i Bashkisë: Unë jam mendje mashkull, nuk jam mendje femër. Isha përgatit për sot me thënë të drejtën se kështu e lamë. Isha mpreh… një farë padurimi. S’kam bërë gjë deri tani…
Denoncuesja: Do bësh…
Kryetari i Bashkisë: Do bëj
Denoncuesja: Ashtu hë… mirë…
Kryetari i Bashkisë: Si flas me ty, nuk flas me dikë tjetër

…..

BISEDA NË MAKINË
Denoncuesja: Pse më shef?
Kryetari i Bashkisë: Më pëlqen
Denoncuesja: Ça të pëlqen?
Kryetari i Bashkisë: Më dukesh e bukur sot
Denoncuesja: Vetëm sot ë?
Kryetari i Bashkisë: Shpirti…
Denoncuesja: Urdhëro
Kryetari i Bashkisë: Rrushi…
Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallin
Kryetari i Bashkisë: Të shikoj njëherë ça talenti ke, pastaj
Denoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça dmth me këtë?
Kryetari i Bashkisë: Të zbuloj talentet e tuja që ta di se ku do të çoj
Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë: Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.
Denoncuesja: Dmth, nuk kishe shku me atë gjasme?
Kryetari i Bashkisë: Hë?
Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?
Kryetari i Bashkisë: Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër.
Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?
Kryetari i Bashkisë: Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kush
Denoncuesja: Me kë shoqe.
Kryetari i Bashkisë: Atëhere kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.
Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?
Kryetari i Bashkisë: Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrë
Denoncuesja: Po ku shkojshit?
Kryetari i Bashkisë: Ku shkojshim? Dilshim, Tiranë
Denoncuesja: E ça bëjshit?
Kryetari i Bashkisë: Seks bëshim, ça të bëjshim
Denoncuesja: Qeke kënaq
Kryetari i Bashkisë: Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?
Denoncuesja: Kuptoj, ka, ka
Kryetari i Bashkisë: S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…
Denoncuesja: S’kam pas mundësi
Kryetari i Bashkisë: Ëëë s’ke pas mundësi…
Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?
Kryetari i Bashkisë: Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.
Denoncuesja: Mirë mirë.
Kryetari i Bashkisë: Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajt
Denoncuesja: Që nuk tregohen
Kryetari i Bashkisë: Nuk tregohen se tashi… a të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?
Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.
Kryetari i Bashkisë: Nipin?
Denoncuesja: Nipin.
Kryetari i Bashkisë: Po për nesër?
Denoncuesja: S’e di.
Kryetari i Bashkisë: A do ikësh nesër?
Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…
Kryetari i Bashkisë: Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…
Denoncuesja: S’ka besim hë?
Kryetari i Bashkisë: S’ka
Denoncuesja: S’a se e din që… ti shkon me…
Kryetari i Bashkisë: E di se kryetari të q*…
Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën
Denoncuesja: Ça të bëj?
Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën
Denoncuesja: Të puç pak.
Kryetari i Bashkisë: Po
Kryetari i Bashkisë: Afrohu
Denoncuesja: A na shef kush?
Kryetari i Bashkisë: Kam xhamat e zinj
Denoncuesja: Vërtet?
Kryetari i Bashkisë: Po, të zinj i kam
Denoncuesja: Po këto para?
Kryetari i Bashkisë: Edhe këto para të zinj i kam
Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?
Kryetari i Bashkisë: Duken po është dritë.
Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalë
Denoncuesja: Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqej
Kryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?
Denoncuesja: Ou? Hë njëherë si të dukem?
Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.
Denoncuesja: Mirë, jo keq hë?
Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësisht
Denoncuesja: Ku?
Kryetari i Bashkisë: Te dhoma
Kryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel
Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.
Denoncuesja: Varja
Denoncuesja: Hajde bosi
Kryetari i Bashkisë: Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemra
Denoncuesja: Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?
Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.
Denoncuesja: A ka njerëz?
Kryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.
Denoncuesja: S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.

Intervista
Kryetari i Bashkisë: Si ike nga hoteli?
Denoncuesja: Ika duke u justifikuar në mënyra të ndryshme edhe…
Kryetari i Bashkisë: Si reagoi?
Denoncuesja: Më tha që mos ta takoja më
Kryetari i Bashkisë: E kuptoi që po e filmoje?
Denoncuesja: Jo.
Gazetari: Pse ju tha që mos ta takonit më?
Denoncuesja: Sepse nuk arriti atë që deshi



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Video-skandali, 20-vjeçarja: Kreu i Bashkisë së Peshkopisë seks për një vend pune. Qeveria shkarkon Shukri Xhelilin

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×