Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve

Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve Është muaji i sacrificës, që fatkeqësisht këtë vit bie gjatë ditëve që kombëtarja do të luajë në Europian. Ky fakt nga ana tjetër është një problem më vete për Xhani De Biazin dhe “bandën” e tij europiane. Alfred Lleshi, 11 May , 2016 | Kombëtarja, Kombëtarja A, EURO 2016, EURO 2016, | 41 Facebook Twitter Email Muaji i madhërishëm i Ramazanit, siç e etiketojnë besimtarët myslimanë, nis më 6 qershor, por ky është një lajm jo i mirë për kuqezinjtë. Shumica e futbollistëve shqiptarë janë besimtarë të devotshëm dhe këtë muaj e kanë jo pak në zemër. Është muaji i sacrificës, që fatkeqësisht këtë vit bie gjatë ditëve që kombëtarja do të luajë në Europian. Ky fakt nga ana tjetër është një problem më vete për Xhani De Biazin dhe “bandën” e tij europiane.

Shkaku? Lojtarët mund të vendosin që të mbajnë muajin e Ramazanit, ose siç thuhet në gjuhën e përditshme, të agjërojnë. Një problem të tillë e ka hasur edhe Xhani De Biazi. Mirëpo, italiani u ka kërkuar lojtarëve me mirësjellje që në ditët që luhet ndeshja dhe gjatë Europianit të mos impenjohen, por të përqendrohen tek objektivi kuqezi. Lojtarët kanë qenë pro dhe pritet që devotshmërinë ndaj Zotit ta shpërblejnë pas Europianit. Një veprim ky i lejuar gjatë muajit të Ramazanit. Shkruan “Zhurnal.mk”



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×