Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Këngëtari shqiptar: Era Istrefit në Gjermani performancë si fillestare

Performanca e këngëtares kosovare Era Istrefi në emisionin gjerman “Schlag den Star” duket se nuk është pritur mirë nga kolegë të saj në Shqipëri. Një prej tyre është edhe këngëtari Ardit Çuni, i cili, siç shkruan Express është shprehur se përformanca e saj veçse ishte “playback”, vinte me koreografi të dobët dhe me interpretim prej fillestareje.

“Fakti që je i perfolur, këngë on Top stë bën të jesh domosdoshmërisht Rihanna apo SIA. Më vjen keq për disa shqiptare që thjesht se u tha “Faleminderit” në Gjermani duhet ta ngrenë në qiell.

Jini pak më objektiv, performanca e parë që duhet të ishte shpërthyese erdhi me Playback, me koreografi të dobët dhe interpretim prej një artisteje që për herë të parë ndoshta po prekte skenën.

Dhe ju lutem mos më thoni nga kto komentet e tipit (është për herë të parë, prit se është fillimi, kënga e parë etj)… Shihni pak kto emrat e mëdhenj si kanë qenë në fillimet e tyre dhe flasim sërish

Si përfundim kënga është shumë e bukur, suksesi është i padiskutuar por me këto krahasime që të bëhen duhet të punosh më shumë që ti justifikosh ERA

Ti bësh kritika pozitive apo negative një artisteje që ndoshta ka mundësi për më tepër sdo të thotë difinitivisht xhelozi,”-shkruan Ardit Çuni në Facebook.

Ndërkohë këngëtari është nominuar në BAMA AWARDS në Gjermani si “Mashkulli i ri më i mirë”.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Këngëtari shqiptar: Era Istrefit në Gjermani performancë si fillestare

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×