Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Juventus, ja “dhurata” për trajnerin Allegri pas rinovimit

Trajneri Massimiliano Allegri do të qëndrojë me Juventusin deri në vitin 2018, duke shtyrë kontratën dhe për ta falënderuar për këtë veprim, drejtuesit e skuadrës bardhezi janë gati ta falënderojnë trajnerin me një “dhuratë” të shtrenjtë në merkaton e verës. Allegri i ka kërkuar drejtorit sportiv Bepe Marotta mesfushorin boshnjak të Romës, Miralem Pjanic edhe pse ai kushton 38 milionë euro. Palët kanë nisur që tani bisedimet për të sjellë nga Roma në Torino mesfushorin, që sipas trajnerit është i rëndësishëm në planet e tij për të fituar Champions League sezonin e ri.

Një marrëveshje që mund të arrihet shumë shpejt dhe me para kesh, në rast se Alvaro Morata rikthehet në Spanjë (30 milionë euro) dhe më paratë e spanjollit do të blihet boshnjaku. Pjanic është një lojtar që mund të luajë në çdo pozicion në mesfushë, ndaj dhe ai konsiderohet si i rëndësishëm në skemat e reja të skuadrës bardhezi. Natyrisht që nuk do të jetë një blerje e lehtë, por nëse bardhezinjtë do të synojnë Champions League sezonin tjetër duhet të zforcohen ekonomikisht. Pjanic ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh për t’u larguar para kohe nga Roma edhe pse trajneri Spalleti kërkon ta mbajë me çdo kusht.

Por problem për bardhezinjtë më shume se sa paratë do të jetë konkurrenca, pasi Barcelona, PSG dhe Bayern Mynih kanë hedhur prej kohësh sytë nga mesfushori i Romës dhe mund të ofrojnë më shumë. Në këtë rast do të vendosë edhe dëshira e boshnjakut, nëse dëshiron të transferohet në një kampionat tjetër apo të qëndrojë në Serinë A. Por nëse një skuadër që ofron më shumë i intereson më shumë Romës, që ka nevojë për të ardhura për të mbyllur borxhet. Pra, një rrugë e gjatë për bardhezinjtë për të shkuar te Pjanic, por kjo do të jetë “dhurata” që drejtuesit e Juventusit duan t’i bëjnë Allegrit.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Juventus, ja “dhurata” për trajnerin Allegri pas rinovimit

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×