Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Video/ Spartak Koka rrëfen momentet e tmerrit: U përplasa me autorin

TIRANE- Spartak Koka, gazetar i TV Klan ka qenë mbrëmjen e së hënës në Opinion ku ka sqaruar rrethanat e vrasjes së Elton çiços, kësaj radhe jo vetëm si gazetar por edhe si dëshmitar okular i ngjarjes. Koka tha se kisha lënë një kafe tek “De Niro” me një oficer policie të komisariatit nr.5 në orën 21:30 të së dielës”. Më pas tha Koka erdhën dhe dy persona që nuk i njihja por në tavolinë mora vesh se njëri ishte doktor dhe tjetri quhej Toni (viktima). kemi shkëmbyer pak fjalë tha, Koka dhe rreth 10 minuta më pas ka ndodhur ngjarja. Viktima, ishte me kokë ulur po shihte telefonin dhe nuk e ka vënë re autorin e krimi. “Unë kam qenë me shpinë nga hyrja e lokalit dhe kam dëgjuar krismat që në fillim mu duken si kapsolla. Krismat erdhën në anën time të majtë dhe tentova të largohesha në të djathtën. Aty jam përplasur me një person, që më pas mora vesh se ishte autori i vrasjes”, tha Koka.

Më tej, ai rrëfeu se nga frika ka qendruar i izoluar në tualet për disa minuta. “Kam njoftuar 129 dhe më pas kam shkuar tek urgjenca dhe kam marrë një mjek”, rrëfeu Spartak Koka. Sipas tij gjithhcka ka ndodhur në pak sekonda. Autori ka qëlluar me dy plumba me pistoletë me mulli dhe është larguar. Nuk e mbaj mend, vijoi ai, duke thënë se kujtoj pak gjëra nga momenti dhe nga autori kam dalluar vetëm kapelën me vijë të bardhë dhe flokët e tij të zinj”. Gazetari i Tvklan tha se ishte raastësisht me ata persona në tavolinë. Sipas tij doktori (emri i tij nuk bëhet i dihur) njihej me oficerin e policisë dhe ky i fundit i ka ftuar të ulen në tavolinë. Nuk e dija se personi që u vra ishte Elton çiça, tha Koka, dija vetëm që aty në tavolinë e thërrisnin Toni.

Në lidhje me faktin se oficeri i policisë ishte pa pistoletë, Koka tha se ai ka qenë në një ditë pushimi. Ndërsa gazetari Artan Hoxha që ndërhyri në bisedë, tha se “oficeri në fjalë sapo është transferuar nga rrethet në Tiranë dhe ende nuk ishte i pajisur me pistoletë. Bëhet fjalë për një oficer të antidrogës, emri i të cilit deri tani mbahet sekret nga policia, mbase edhe për çështje hetimesh.





This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Video/ Spartak Koka rrëfen momentet e tmerrit: U përplasa me autorin

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×