Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Deklarata e Berishës për armatosjen, një rast për psikanalizën”

Tags: peumlr njeuml

Gilman Bakalli shkruan sot sedeklarata e Berishës për armatosjen e popullsisë, është një rast për psikanalizën.

“Berisha i bëri thirrje popullit shqiptar nga foltorja e parlamentit të armatosej në kushtet e një pasigurie të madhe publike për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale për të siguruar hapësirën publike. Ky tekst flet vetë, qartësisht: “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje, ju bëj thirrje…”

Kjo deklaratë nuk ka nevojë për kurrfarë interpretimi gazetaresk e as nuk mund të jetë objekt studimi për ndonjë shkollë gazetarie apo interpretimi letrar.

Të vetmit që duhet ta studiojnë një deklaratë të tillë janë psikanalistët. Të cilët në këtë rast duhet të merren me motivet që e shtyjnë një person të lëshojë deklarata të tilla në publik”, shkruan ai për gazetën Mapo.

Dhe një nga shpjegimet psikanalitike vjen nga teoricienë psikanalitikë të lojës si Roger Callois, të cilët veçojnë te loja edhe elementin ekstazik dhe delirant të saj. Ato që e luajnë lojën si ekstazë kanë nevojë për kaosin, rrezikun, adrenalinën dhe kërkojnë vazhdimisht emocionin e fortë të rekordit.

Është i njohur tashmë besoj publikisht pasioni i ish-kryeministrit Berisha për të vendosur rekorde në not, në ecje malore, bregdetare apo mbi Mur (kinez). Gjendja e delirit përmes lojës i fshin totalisht kufijtë midis lojës dhe realitetit. Në një diskurs lojcak, ku loja dhe realiteti shkrihen në një, askush s’di ta thotë më me siguri, kur dhe ku e ka seriozisht ish-kryeministri dhe kur e ku po tallet. Përmes lojës, Berisha e zhbën realitetin”, vijon shpjegimin e tij Bakalli.

Sipas tij, Berisha ndoshta nuk e di që kjo lojë mund të përfundojë keq:

“Deklaratat e Berishës i përkasin gjithmonë një zone ku shkrihen në një, loja delirante dhe realiteti. Problemi është se loja si ekstazë nuk njeh fund dhe është inspiruese për udhëheqësit e pushtetshëm. Thonë se Perandori Nero i vuri flakën Romës thjesht për të shijuar bukurinë e flakëve. Për lojën e tij, Roma qe kthyer në një skenë gjigande, ndërsa realiteti në një lojë. Para se ta priste veten në fyt, Nero recitonte Homerin. Ishte padyshim një perandor i lexuar. Jo më pak i kulturuar ishte edhe ai doktori i kampit të përqendrimit, që luante në violonçel para viktimave.

Doktor, a e di mirë se cila është loja që luan me realitetin?”, e mbyll shkrimin e tij Bakalli.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

“Deklarata e Berishës për armatosjen, një rast për psikanalizën”

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×