Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Samsung tani dhe me lente inteligjente

Në rast se lentet e kontaktit momentalisht vihen nga njerëz të cilët kanë probleme me shikimin apo për arsye “fashion” të ndryshimit të ngjyrës, në të ardhmen mendohet se përdorimi i tyre do të zgjerohet. Mendohet se si personazhet e spiunazhit në filmat artistikë, edhe njerëzit e zakonshëm do të përdorin lente për të parë pamje të projektuara ndryshe.

Samsung ka siguruar një patentë në Korenë e Jugut për lentet e kontaktit me një ekran që projekton imazhe direkt në sy. Një kamera e ndërfutur dhe sensorët janë të kontrolluara nga hapja dhe mbyllja e shpejtë e syve.

Samsung ka filluar zhvillimin e lenteve “inteligjente” të kontaktit si një mjet për të krijuar një përvojë më të mirë se ato që ekzistojnë nëpërmjet pajisjeve të ngjashme si Google Glass. Këto lente do të lejojnë projektimin në sytë e një personi dhe të jenë më të padukshme në të njëjtën kohë.

Google aktualisht zotëron dy patenta për lentet e kontaktit me elektronikë fleksibile dhe sensorë që lexojnë kimikatet në lëngun lotsjellës të syve mbajtës, duke përcaktuar nëse nivelet e tyre të sheqerit në gjak kanë rënë në nivele fatale.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Samsung tani dhe me lente inteligjente

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×