Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Rrëfimi i nënës së Ida Dervishit: Vajza i gjeti një foto femre, por pati frikë ta pyeste

Në një intervistë për televizionin Klan, nëna e të ndjerës Ida Dervishi, 28 – vjeçarja, e cila mbeti e vrarë dy të më parë nga bashkëshorti i saj, tregon për problemet e brendshme mes çiftit.

“Fëmijët kanë vuajtur për bukë, goca ka shkuar ka tërhequr 10 mijë lekëshin tek banka, ka marrë çunin. Ai e ka kuptuar, sepse e ka parë që ka marrë kartën. Ka marrë ka shkruar një letër, mua në shtëpi më mungojnë 100 mijë lekë, ti këto lekë ia ke dhënë nënës tënde, më gjej lekët më patjetër, sepse ndryshe do të bëhet nami. Kjo ka ndodhur ditë përpara ngjarjes. Ajo i ka thënë se unë ty nuk të kam marrë lekë, asnjëherë. Unë të kam marrë lekë, të kam marrë kartën vetëm për të ushqyer fëmijët, edhe nga ajo më duket, një 30 mijë lekësh. Mam i thashë, ti kur i di këto gjëra përse ikën, kthehu. Ajo mu kthye dhe më tha, “Mam, unë si këtu të ty, si atje unë jam e vdekur. Mam tha unë do shkoj, sepse më thotë se sa të bëhet çuni 7 – vjeç unë do të ta marr” – rrëfen e ëma.

 “Një muaj përpara e kishte rrahur dhe e kërcënonte për arsye se e kishte lënë pa bukë. Ajo ka vajtur dhe ka marrë kartën e bankës dhe ka tërhequr rreth 30 mijë lekë. Ai e rrihte, e linte pa bukë. Ajo s’kishte të drejtë as të kartës së bankës, as të kartës së identiteti. Nuk ka pas të drejtën as të dilte në pazar të blinte, çdo gjë bëhej nën kontrollin e tij. Ajo për kaq vite martesë, asnjëherë nuk ka pasur lekë në dorë. Një muaj më parë ai e ka marrë në telefon dhe iu është përgjigj djali. Vajza i thotë: “Kush është në telefon?”. Ai i thotë është “Babai.” “Mirë”- i thotë, “thuaji babait, të sjellë pak kungull për gocën, që t’i bëj pak supë” dhe djali i ka thënë. Dita ka vazhduar, ajo është kujdesur për fëmijët. Ai ishte në dyqan se ishte pushim dhe kur ka ardhur në shtëpi, Ida e ka pyetur nëse e kishte blerë kungullin për të bërë supën për gocës. Nuk më ke thënë gjë, i thotë, edhe ia fut në grusht. I thyen dhëmbët dhe ajo është rrëzuar nga grushti…

Ajo ka qenë duke larë enët, e ka marrë nga flokët zvarrë, e ka nxjerr në korridor, aty në korridor e ka kap dhe i futur thonjtë në fyt. Ka ndërhyrë çuni, duke i thënë “Lëshoje, o babi!” “Babi, lëshoje”, ndërsa goca ka qenë duke qarë…

Aty e ka lëshuar, ka hapur derën dhe ka ikur. Djali më mori mua në telefon. E pyes, çfarë ke” Më thotë hajde, se babi e ka rrahur mamin, e ka larë me gjak. Në të qindtën e sekondës jam vesh, kam dalë  dhe kam marrë taksinë. Arrita të shtëpia, aty zbriti çuni. “Ça ke?- i thashë. “Babi, -tha, “E rrafi mamin, sepse nuk kishte blerë kungull, që ajo i kërkoi për motrën”. Nuk e zgjata, sepse nuk doja ta rëndoja fëmijën.

Kur shkova lart, goca ishte e shtrirë me dhëmbët e thyera, shenjë në fytyrë, krahun e nxirë, shpina nuk kishte vend të bardhë. “Ngreu! -i thashë. “Ikim, kështu siç je”. Ai nuk ndodhej në shtëpi. Kishte marrë pistoletën me vete dhe kishte ikur. I kishte bërë edhe presion, që të mos dilte nga dera e shtëpisë. I thashë gocës. “Hajde, çfarë  do bëjmë! “Për mendimin tim- i thashë, nëse do më pyesësh mua, ky muhabet nuk shkon më. Përditë, përditë dhunë, nuk shkon, je duke lënë jetën”.

“Mam”- tha, “si këtu dhe atje tek ty, jam e vrarë…”

Kjo ka ndodhur një muaj më parë dhe e ka përsëritur edhe herë të tjera. Në moment nuk bëra denoncim sepse kisha frikë me dalë, sepse kishte pistoletë. Goca më tha, “Mos dil, se do vritesh ti edhe unë!”

Ndenjëm… S’dinim ç’të bënim. Mendova thashë të marr të atin e tij në telefon. Ia shpjegova të gjithë ngjarjen në telefon, ia kam shpjeguar duke qarë. Në polici, kisha frikë të shkoja.

Më doli nëna e tij dhe më tha: “Çfarë të bëj unë?”

“Më beso”, i thashë. “Po nëse nuk më beson se çfarë ka bërë ai, do më nisësh burrin tënd të vijë këtu, ndryshe unë do shkoj në rajon, po mos më thoni nesër…”

Ai erdhi të nesërmen. Goca e pranoi të gjithë ngjarjes përpara të atit të tij.

Ai është imoral, ai është rrugaç, ai është hajdut, ai është i pafytyrë, ai ka të gjitha të zezat që mund të ekzistojnë.

Goca ime, atij i kishte kapur një fotografi në xhep, një fotografi femre… Por nuk ka guxuar ta pyesë, sepse kishte frikë se mos e vriste. Ai rrogën e vet e hante vetë, çfarë tepronte e hante ime bijë. Për sa vjet ka jetuar me të, përveçse nënës, nuk ia ka ngopur njeri barkun me bukë.”

Gazetari: Ju thoni kjo ngjarje ka ndodhur përpara rreth një muaji, pra i bie në muajin Mars. Përse vazhdoi vajza juaj të qëndronte, kur ai vazhdonte të ushtronte dhunë?

“Jam e vdekur, edhe aty tek ty”, më tha . I kishte thënë se edhe po të ndahesh do të vij të të vras edhe atje. Goca ka tentuar disa herë të dilte, ai e kërcënonte para fëmijëve, se po më le, do vras veten. Kthehej çuni, sepse kujtonte se i ati do vriste veten, e niste të qante. Kthehej goca…  ”



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Rrëfimi i nënës së Ida Dervishit: Vajza i gjeti një foto femre, por pati frikë ta pyeste

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×