Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Dekriminalizimi: Gjyqtarët dhe prokurorët do të pyeten edhe nëse kanë qenë të shtruar në Psikiatri

Formulari i vetëdeklarimit për gjyqtarët dhe prokurorët do të ketë Edhe një pyetje shtesë.

Nëse një zyrtar, gjyqtar apo prokuror ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik, është i detyruar ta deklarojë pas ndryshimeve të fundit në formularin e dekriminalizimit”, raporton e përditshmja Mapo.

Ndryshimet e minutës së fundit në formularin e vetëdeklarimit përfshijnë edhe masat e sigurisë të cilave mund t’u jetë nënshtruar një zyrtar, duke përfshirë edhe ndalimin e daljes jashtë shtetit.

Ata duhet të deklarojnë edhe nëse për ta është lëshuar ndonjëherë urdhër-kërkimi ndërkombëtar apo nëse janë dëbuar nga ndonjë vend.

MAPO shkruan se formularët e parë të vetëdeklarimit janë shpërndarë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në 29 mars për gjyqtarët dhe prokurorët dhe ata duhet t’i dorëzojnë të plotësuar deri në datën 4 maj.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Dekriminalizimi: Gjyqtarët dhe prokurorët do të pyeten edhe nëse kanë qenë të shtruar në Psikiatri

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×