Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

A mund ta fshehim planetin tonë nga UFO-t, ja çfarë thonë shkencëtarët

Kërkimi për planetët jashtë sistemit tonë diellor ka filluar prejnjë kohë të gjatë dhe ekspertë të fushave të ndryshme janë përfshirë në këtë mision, duke bërë të mundur identifikimin e më shumë se 2,000 trupave të tillë, në orbitën përreth yjeve të largët. Prezenca e planetëve të tillë vërehet nga një dritë që lëshohet kur planetët kalojnë në afërsi të yjeve, teknikë kjo që do t’ua mundësonte civilizimeve jashtëtokësore që ta vërenin planetin tonë gjithashtu, nëse do të shikonin në atë drejtim.

Mirëpo, çka nëse, për arsye të caktuara, nuk do të dëshironim të zbuloheshim?

Në një studim të publikuar së fundmi, profesor David Kipping dhe studenti i tij Alex Teachey nga Universiteti i Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur që, në fakt, është e mundur që të maskohet Toka dhe që jashtëtokësorët ta mos e vërejnë atë, nëpërmjet lëshimit të laserëve në hapësirë. Ata kanë llogaritur që nevojiten laserë që lëshojnë 30 mega-vatë për dhjetë orë pandërprerë, një herë në vit, për ta fshehur gjithë dritën e Tokës ndërsa nevojiten laserë me 250 mega-vatë për t’i fshehur të gjitha gjatësitë valore.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

A mund ta fshehim planetin tonë nga UFO-t, ja çfarë thonë shkencëtarët

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×