Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Djegia e 4 makinave, 21-vjeçari: E vërteta e lidhjes sime me Desarën

TIRANE – Nuk e kam dhunuar asnjëherë Sarën. Babai im e ka trajtuar si vajzën e tij”. Kështu e nis historinë e tij Filip Qosja Papajani në lidhje me Desara Mançellarin, e arrestuar nga policia pasi akuzohet se dogji me benzinë 4 makina. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i riu tregon detaje për ngjarjen, si dhe arsyen e vërtetë të ndarjes së tij me vajzën.
Filip, ju jeni përfolur shumë këto ditët e fundit nga ish-e dashura juaj, e cila ka ardhur në lagjen ku banoni ju e ka djegur 4 makina. Vajza pretendon se ju e keni dhunuar, e keni bërë?
Jo, nuk e kam dhunuar asnjëherë. Po të kishte ndodhur realisht, pra të ishte dhunuar nga unë dhe babai im, ajo duhet të kishte shkuar në polici e të denonconte. Ajo nuk është dhunuar asnjëherë prej nesh.
Si është historia? Ti ke qenë i dashuri saj, apo jo?
Po, unë kam qenë i dashuri i Desarës, por vendosa të ndahesha me të, pasi gjatë kohës që kam qenë jashtë shtetit, kuptova që ajo më gënjente dhe kjo gjë më bezdisi. Ajo mendoi të bënte jetën e saj kur unë isha larg, ndërsa mua më thoshte gënjeshtra. Kur erdha nga jashtë shtetit, i thashë se historia jonë nuk mund të vazhdonte më. Kemi debatuar bashkë, por jo me duar. Pas dy-tri ditësh babai im e ka takuar atë, sepse shpesh ka qenë babai im që qetësonte ujërat kur ne ishim të zënë. Ajo ishte në një lokal dhe ne e morëm, shkuam te lokali ynë. Pas kësaj kemi dalë, kemi folur pa asnjë problem.
Po pse u sqaruat me Sarën dhe me babain?
Ajo filloi të më kërcënonte me fjalë, më thoshte mbaje mend…
Sa kohë kishe me vajzën?
Kisha 10 muaj. Isha vetëm në lidhje, nuk isha i fejuar me të, por ajo hynte e dilte në shtëpinë time dhe kishte relata të mira me prindërit e mi. Por pas djegies së makinave dhe identifikimit të saj po dalin shumë fjalë rreth meje e familjes sime, të tipit që babai im dhe unë e kemi dhunuar, mami ka prishur fejesën…
Në fakt ti ke qenë në Greqi për të bërë ushtrinë?
Shkova në Greqi, por nuk e bëra ushtrinë.
Ju jetoni atje ndërkohë?
Jo, unë jetoj në Shqipëri, por shkoj shpesh sepse kemi biznese atje.
Në median sociale kushërira e Sarës ka publikuar mesazhe ku shkruhet se ti po jetoje me 2 mijë lekësha për t’i blerë asaj “I-phone”?
Babai im është ndërtues dhe jemi në gjendje shumë të mirë ekonomike. Sara e di mirë këtë gjë, sepse gjithë verës ajo është larë bashkë me motrën e kushërirat e veta në pishinat e mia, kemi shkuar bashkë jashtë, në lokalet që familja ime posedon, ka qenë bashkë me familjen time. Kemi dalë shpesh për jetë nate bashkë dhe në Tiranë e sigurisht që s’kam qenë me 2 mijë lekësha, kjo sepse familja ime më ofron një status më të mirë ekonomik.
Ti mendon që ajo i thotë gjithë këto për çështje inati?
Po sigurisht për çështje inati, sepse s’ka asnjë arsye tjetër.
Ndërkohë Sara është e ndaluar nga policia, ju keni bërë denoncim?
Po, Sara është e ndaluar nga policia dhe deri sa u verifikua nga ata, u ndalua. Personat e tjerë që iu dogjën makinat kanë bërë denoncim, neve jo.
Keni dhënë deponim në polici?
Po, kam deponuar dhe i kam thënë të njëjtat gjëra që po ju them dhe juve, pra që jemi ndarë e kemi debatuar me fjalë, por jo me dhunë.
Si e morët vesh që ajo po hakmerrej karshi teje?
Unë mora një mikun e vet familjar në telefon dhe i thashë të pyesë motrën e saj pse po i bëjnë të gjitha këto gjëra dhe ai më tha që po i bën të gjitha nga inati që unë të tërheq denoncimin, ndërkohë që unë s’kam bërë denoncim, por është bërë vetë nga policia ndalimi i saj, sepse u identifikua nga kamerat përreth.
Nga është Sara?
Sara është me origjinë nga Përmeti, por lindur e rritur në Tiranë.
Pra, jeton në Tiranë me familjen e saj?
Po, jeton me familjen ka dhe një motër më të vogël, që unë e kam trajtuar si motrën time, kemi dalë bashkë shumë shpesh, sepse ajo dilte rrallë ngaqë kishte probleme me shëndetin dhe unë e kam ndihmuar ta rikuperonte këtë problem. Dhe të gjitha mesazhet dhe videot i bën motra e saj nën pseudonimin “kushërira”.
Të kanë bezdisur në rrjetet sociale?
Po, më është vjedhur “Facebook” dhe më janë fshirë mesazhet që kam pasur me Desarën.
Sara e ka pasur pasuordin tënd të “Facebook”?
Po, ajo e ka pasur timin, ndërsa unë të asaj, jo.
Mendon se i ka fshirë ajo mesazhet?
Po, sepse vetëm mesazhet e mia me të ishin të fshira, të tjerat jo dhe s’ka kush të ma bëjë tjetër.
Ti e ke gjuajtur Sarën?
Jo, jo.
Babai yt e ka dhunuar Sarën?
Jo, jo madje ajo vajza duhet të dalë e të thotë se babai im e ka trajtuar si vajzën e vet. Sa e ka respektuar babai im, s’e ka respektuar as babai i vet. Ndërkaq, të gjithë njerëzit e dinë se si jam sjellë unë me atë.
Po Sara ishte nevrike?
Sara kishte tiroide e nxehej shpejt, ndërsa unë i hapja rrugë gjithnjë për të mos i vazhduar sherret.
Po si ka qenë marrëdhënia 10-mujore me të?
Në përgjithësi si e çdo çifti, ndarje, bashkime…
Ka përfituar gjë materiale prej teje?
Jo, nuk ka përfituar, por thjesht jetonim mirë sepse unë jam në gjendje ekonomike të mirë.
Po prindërit e tu në këto momente janë të shqetësuar nga kjo situatë?
Janë të shqetësuar sigurisht, sepse përveç djegies së makinave, po përflitemi çdo ditë.
Ditën që u dogjën makinat ju ku ndodheshit?
Unë kisha dalë atë natë me shoqërinë time çuna, goca sepse me Sarën isha ndarë. Mami me merr në telefon dhe më thotë hajde se po të digjet “Audi”, por meqë përkoi me 1 prillin, mendova se ishte shaka. Pastaj kur më tha që kam lajmëruar policinë, aty u shqetësove dhe shkova me shpejtësi. U munduam ta ndalonim vetë zjarrin, por nuk mundëm. Mendja te vajza nuk më shkoi absolutisht deri sa u zbulua nga kamerat.
Po kur e more vesh, si reagove?
Mbeta i habitur. Policët në fakt u morën me babain se meqë është ndërtues, mund të kishte ndonjë konflikt të mundshëm. Kur e morën vesh që babai s’kishte lidhje, mu drejtuan mua. Vajza nuk e dinte që kishte kamera sigurie, se po ta dinte mbase s’e bënte.
Sarës nesër (sot) i jepet masa e sigurisë, ju vjen keq nëse do marrë masën arrest me burg?
Më vjen keq sigurisht se kam jetuar me të, por edhe pas veprimit që bëri, s’duhet të më vijë kaq keq.
Nëse Sara del, do i flasësh më?
Jo, pas veprimit që bëri s’ka shanse. Kur Sara ishte në komisariat, më dolën përpara mami dhe motra e vet, të cilat më ofenduan edhe pas veprimit që kishte bërë Sara. Prisja të vinin të më jepnin një shpjegim, sepse ata kanë komunikuar disa herë me mua, ndërsa motra e saj më ofendoi.
Pse të ofendoi?
Sepse ato kërkonin të më provokonin mua gjasme për të nxjerrë unë atë tipin e dhunshëm, por unë nuk do ua jap këtë kënaqësi, sepse s’jam i dhunshëm e kot po përpiqen.
Sa vjeç je?
21.
Studioni në Tiranë?
Po, studioj në Tiranë për Financë-Bankë.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Djegia e 4 makinave, 21-vjeçari: E vërteta e lidhjes sime me Desarën

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×