Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shqiptarët shkatërruan mafien malteze, sot drejtojnë biznesin e seksit në Angli

Gjatë këtij mijëvjeçari, në qytezën e Sohos në Britani të Madhe, mafia malteze ka drejtuar biznesin e seksit por, vitet e fundit është detyruar të largohet nga mafia shqiptare.

Në librin e tij “This is London”, autori Ben Judah, shkruan se “Luftërat e Ballkanit sollën të paktën 30 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Londër” e pas kësaj, shqiptarët thotë autori, filluan të drejtonin biznesin e seksit, duke i zënë vendin mafiozëve të vjetër maltezë.

“Maltezi i parë u rrëzua në gjunjë kur një shqiptar i vendosi armën në kokë. Ai hoqi dorë nga biznesi i bordellove dhe pranoi kushtet e shqiptarit, por tani këta të fundit kishin nevojë për vajza më të mira dhe më të lira. Shqiptarët blenë një kamion dhe shkuan në Moldavi. Ata udhëtuan nëpër fshatra dhe u premtuan vajzave aty se do t’i ofronin punë në fushën e modelimit. Më pas i përdhunuan dhe i trafikuan. Kjo është se si shqiptarët shkatërruan maltezët”, shpjegon autori, transmeton “Panorama”.

Por, kjo nuk mbaron me kaq sipas tij. Shqiptarët morën nën zotërim edhe parkingjet në këtë zonë dhe i bërë me pagesë. Ata korruptuan edhe një polic rrugor në qytezën Soho për të nxjerrë fitime nga parkingjet me pagesë.

Në këtë mënyrë thuhet në libër, lulëzoi mafia shqiptare në këtë zonë të Britanisë së Madhe, duke marrë trafikuar shumë vajza dhe morën nën kontroll bordellot që i përkisnin mafies malteze për shumë vite.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Shqiptarët shkatërruan mafien malteze, sot drejtojnë biznesin e seksit në Angli

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×