Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Florenc Hoxha kërcënon fotoreporterin e Dita-s: Largohu që andej se ta marr aparatin ta fus në grykë

Ashtu siç edhe ishte lajmëruar një tjetër protestë e dhunshme është zhvilluar  ditën e djeshme në kodrat e Liqenit për të kundërshtuar ndërtimin e bashkisë për këndin e lojërave.

Këtë here tubimi organizohej nga Partia Demokratike. Deputetë e këshilltarë të djathtë ishin në krye te protestës. Se bashku me qytetare të tjerë, ata kanë çarë  kordonin e policisë, shembën  rrethimin e më pas hynë me force në zonën ku po ndërtohet parku.

Në ndihmë të policisë shkuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte dhe ato të repartit Shqiponja.  Edhe këtë herë nuk kane munguar përplasjet fizike mes palave. Deputetët demokratë  denoncuan dhunën e policisë mbi protestuesit dhe se sipas tyre po mbrojnë një objekt të paligjshëm.

Gjatë përplasjes fizike pati dhe persona që humbën ndjenjat e u dërguan me ambulancë në spital. Në dy 2 orë protestë deputetët demokrate qëndruan në zonën ku është parashikuar të ngrihet këndi i lojërave.

Ndërsa përtej rrethimit dhe kordonit te dyfishte të policisë ishin qytetarët e tjerë. Këta të fundit shpesh herë kanë shembur rrethimin duke u përplasur me policinë.

Në mbyllje te protestës demokratet deklaruan se do te vijojnë tubimin kundër paligjshmërisë se Bashkisë. Më herët përmes një reagimi për shtyp  kryetari Veliaj e ka cilësuar hipokrizi sjelljen e Partisë Demokratike. Veliaj i ka kujtuar kryetarit Basha 1090 ndërtimet pa leje në parkun e liqenit si dhe po ashtu vendimin politik për prishjen e mbikalimit te Zogut te Zi.

Ndërkohë protesta e demokrateve u mbyll rreth orës 13:00 të mesditës. Mes tyre pati dhe te lënduar, si kreu i grupit te PD ne këshillin bashkiak, i cili u shoqërua ne ambulance.

Por  dhe të moshuar që për asnjë moment protesta dhe zhvillimet e saj, nuk arritën t’ua prishin  lojën e dominosë.

Larg Florencit, se të rreh

“Dita” e ndoqi nga afër protestën dhe fotoreporteri ynë në përfundim të saj, teksa po mundohen të fotografonte çaste nga shpërndarja, u kërcënua nga Florenc Hoxha, ish drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës.

Hoxha, u drejtua me fjalët: largohu që andej se ta marr aparatin ta fus në grykë.

Ndërsa qëndronte nën shoqërinë e Albana Vokshit dhe disa djemve të tjerë që, flisnin me të njëjtën vrazhdësi si edhe “miku” i tyre, ai vazhdonte të drejtohej me fjalë fyese, edhe pse askush nuk po e shqetësonte.

Pa pushtet edhe fletë në këtë gjuhë, imagjinoni të ishte ai në krye të policisë bashkiake, çfarë mund t’i ndodhte protestuesve! Larg Florencit, se të rreh!

 

 



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Florenc Hoxha kërcënon fotoreporterin e Dita-s: Largohu që andej se ta marr aparatin ta fus në grykë

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×