Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

A protestoi vërtet biznesi i vogël dje për taksën e hapësirës publike?

Protesta e djeshme para Bashkisë së Tiranës u shit në media si një kundërshtim që biznesi i vogël i bënte taksës së rritur të bashkisë për zënien e hapësirave publike të qytetit. Por, nëse i shohim me radhë fytyrat e atyre që e thirrën protestën dhe që floën para publikut, atëherë natyrshëm lind pyetja: A protesoi vërtet biznesi i vogël dje?

Shumëkush mund të pyesë gjithashtu, se ç’e lidh me biznesin e vogël dhe taksën për zënien e hapësirës publike ish drejtorin e Agjencisë Kombëtare e Byrimeve Natyrore në kohën e PD-së, Besjan Pesha, i akuzuar për korrupsion dhe i shkarkuar nga ky post për këtë arsye? Apo Edhe Arbër Çepanin, njeriu që pak ditë më parë u pikëllua për ngordhjen e një gomari të sëmurë, por mbi të gjitha flet në publik edhe si kunati i deputetit të PD-së, Gerti Bogdani?

Këto dy fytyra apo edhe shumë të tjera që u panë dje në protestë i kthejnë përgjigje pyetjes fillestare, e megjithatë ngrejnë një tjetër: A është PD-ja financuese e këtyre protestave, si një mënyrë për të galvanizuar e stisur pakënaqësi vetëm në dukje mediatike?

 

 



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

A protestoi vërtet biznesi i vogël dje për taksën e hapësirës publike?

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×