Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Seks me të miturën ndërsa gruaja ishte shtatzënë: Zbardhen mesazhet e futbollistit anglez

Tags: johnson

Zbulohen prapaskenat e aktivitetit seksual të Adam Johnson me vajzën e mitur 15-vjeçare.

Sot futbollisti i Sunderlandit ishte i pranishëm në Gjykatë, ku janë zbuluar sekretet e para.

Aty janë publikuar mesazhet që Johnson i ka shkëmbyer me vajzën, përcjellë “Lajmi.net”.

Gjithçka nisi për një fanellë me nënshkrim dhe përfundoi me aktivitet seksual.

Johnson: “A jeni në vitin e fundit të shkollës?”.

Ajo: “Në vitin e 10-të. A mund të më dërgosh një fanellë të nënshkruar?”.

Johnson: “Ku do të dalim?”.

Ajo: “Unë nuk jam mjaftueshëm e rritur për të dalë”.

Johnson: “Po, por dukesh e rritur. Kur i mbush 16?”.

Ajo: “Të gjithë e thonë atë. Në nëntor”.

Ata vazhduan të shkruheshin edhe pas takimit të tyre. Të dy pohuan që “kaluan mirë”, duke bërë plane për takimin e ardhshëm.

Në atë kohë, gruaja e Johnson, Stacey Flounders, ishte shtatzënë.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Seks me të miturën ndërsa gruaja ishte shtatzënë: Zbardhen mesazhet e futbollistit anglez

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×