Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi javor nga 18 janar deri 24 janar 2016

1Fakt Horoskop

Dashi

 
Edhe pse ndjenjat për partnerin do jene te forta, Mire do Jete te mos i besoni atij verbërisht për gjithçka. Gjithsesi duhet thënë se jave do jete e këndshme dhe pa probleme. Beqaret do jene gjithmonë te kujdesshëm dhe te zgjuar. Do bëjnë shume mire qe nuk do i japin fjalën askujt pa e njohur mire dhe pa qene te sigurte se është ashtu si duket. Ne planin financiar ditët e para do jene delikate, po shpejt do e merrni veten. Nëse ushqeheni si duhet dhe tregoheni te rregullt edhe me gjumin shëndeti do jete i shkëlqyer. Ne pune do keni goxha probleme me koleget dhe kjo do ju largoje pak nga objektivi kryesor. Kujdes sepse ziliqaret këtë duan. Edhe jeta familjare do jete problematike.

Demi 

 
Këtë jave duhet te përfitoni nga koha e lire qe do keni dhe duhet te diskutoni me partnerin gjere e gjate. Është e kote qe te shtyhen dita pas dite çështje me rëndësi. Beqaret do kenë çdo dite takime interesante, por vetëm një prej tyre do i intrigoje me se shumti. Mire do jete te mos e lënë mundësinë t’iu ike nga duart. Ne planin financiar ecni me plane dhe me llogari pasi vetëm kështu do e përmirësoni gjendjen. Shëndeti nuk do jete shume i mire duke filluar nga dita e mërkurë. Flisni me mjeket dhe mos merrni kurrsesi mjekime sipas mendjes tuaj. Ne pune do filloni projekte te reja te cilat do ju bëjnë me krenare për veten. Ne familje dite pas dite do rivendoset qetësia.

Binjaket

 
Këtë jave nuk duhet kurrsesi te tregoheni agresive me partnerin tuaj sepse do e lëndoni atë dhe lidhja do filloje te ftohet. Edhe nëse keni probleme, merrini gjerat me shume qetësi. Beqaret do kenë një periudhe te begate gjate se cilës do takojnë princin e tyre te kaltër. Duhet ta shfrytëzojnë sa me shume qe te mundin. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike sepse situata duket se nuk po shkon ashtu si ju keni dashur. Mos bëni kurrsesi investime. Shëndeti do jete i luhatur. Do keni edhe dite te mira edhe dite me shqetësime. Ne pune vete nuk keni për t’ia dale dot kështu qe duhet te bashkëpunoni me koleget sa me pare. Me familjaret do vazhdojnë konfliktet.

Gaforrja 

 
Këtë jave do vihet re nga te dyja palët një lloj neglizhence. Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete aspak si disa kohe me pare dhe kjo do i habisë te gjithë. Nëse nuk ndiheni me aq mire pranë njeri-tjetrit me mire shkëputuni pa vuajtur me tepër. Beqaret nuk do e dëshirojnë me patjetër ndryshimin e statusit, por ja qe do ju ndodhin gjera shume te veçanta. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. Ne planin financiar do dini si te veproni ne çdo moment dhe nuk pritet asnjë problem. Ne planin profesional do lindin disa probleme te vogla, por qe do rregullohen sa hap e mbyll sytë. Ndihma e disa kolegeve te vjetër ka për te qene e rëndësishme. Jeta familjare do jete e kënaqshme kështu qe shfrytëzojeni.

Luani 

 
Divergjencat ne çift do jene nga me te ndryshmet këtë jave. Asnjë dite nuk do mungojnë debatet dhe shpesh ato do jene për gjera pa rëndësi. Po vazhduat kështu do e mërzitni njeri-tjetrin dhe lidhja do përfundoje. Beqaret do ndihen mire pranë një personi qe kane pak kohe qe e kane njohur dhe do mendojnë seriozisht te afrohen me tepër me te. Kjo do jete gjeja e duhur. Problemet financiare do zgjidhen shpejt pa ndërhyrjes se te afërmve. Ja qe pa ta nuk mund t’ia dilni dot ne shume fusha. Shëndeti nuk do jete i keq, përveç ditës se enjte ku mund te ndiheni te lodhur dhe nuk do keni fuqi. Ne pune do jeni mendjendritur dhe do dini gjithmonë çfarë te bëni për t’ia dale mbanë me sukses. Klima ne familje do jete e ngrohte.

Virgjeresha 

 
Klima yjore ka për te qenë e mire këtë jave për ju te dashuruarit. Do qëndroni me tepër kohe me partnerin dhe do argëtoheni pa fund pranë njeri-tjetrit. Beqaret nuk do mund te realizojnë takimet e ëndrrave dhe nga ana tjetër duhet te bëjnë kujdes nga disa persona te cilët do mundohen t’i lëndojnë. Buxheti do jete shume here me i mire kështu qe mund te përfitoni te bëni edhe ndonjë investim me tepër. Shëndeti do ketë veçse shqetësime te vogla pa ndonjë pasoje për te ardhmen. Gjithçka do kaloje brenda disa ditëve dhe do e rifitoni energjinë. Ne pune do ecni përpara edhe pse pengesat qe do ju dalin do jene nga me te vështirat. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.

Peshorja 

 
Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te ece mire, hiqni dore nga autoriteti i tepruar gjate kësaj jave. Duhet gjithmonë bashkëpunimin dhe tolerance nga te dyja palët. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te arsyeshëm sepse po pranuan me sy mbyllur çdo ftese dhe po filluan lidhje pa qene te sigurte do vuajnë për një kohe te gjate. Financat do jene delikate për shkak te mungesës se maturisë me shpenzimet. Do pendoheni shpejt, por ka për te qene vone. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume here me e mire se kohet e fundit. Nuk do vuani nga asgjë. Ne pune do keni disa debate me koleget te cilat do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare. Jeta familjare do jete e qete.

Akrepi 

 
Jeta juaj ne çift nuk ka për te ecur shume mire këtë jave dhe kjo për shkak te imagjinatës suaj te shfrenuar. Do kërkoni gjera te pamundura te cilat përveçse nuk do realizohen, do e bëjnë partnerin te ndihet keq. Beqaret do kenë dite te mbushura me diell gjate te cilave do realizojnë takime fantastike. Me shpenzimet do jeni gjate gjithë kohës te kujdesshëm dhe do i menaxhoni si duhet ato para qe keni. Ditën e enjte mund te ketë një përmirësim te vogël. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje. Mos konsumoni produkte pa pare datat e skadimit sepse mund te helmoheni. Ne pune do keni frike te përballeni me sfidat dhe do ja lini gjerat kohës. Ky do jete një gabim i madh. Jeta familjare do jete e qete dhe e këndshme.

Shigjetari 

 
Nëse jeni ne një lidhje, këtë jave do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj. Do jeni tolerante dhe çdo dite do bëni ato qe janë me te mirat për te dyja palët. Besnikëria gjithashtu do jete një nga pikat me te forta. Për beqaret gjithashtu do ketë te reja pozitive, por duhet qe ata ta shfrytëzojnë sa te mundin çdo moment. Ne planin financiar do jeni përpara dy zgjedhjesh: te kryeni investime afatgjata duke marre rreziqe apo te siguroni njëherë gjendjen sa duket pastaj te veproni. gjendja shëndetësore do ketë probleme. Mund te lindin shqetësimi koke, dhembi apo edhe kockash. Ne pune do i menaxhoni si duhet projektet e nisura për kohesh. Jeta familjare do vazhdoje te jete harmonike.

Bricjapi 

 
Fale ndikimit te madh te planetëve, gjate kësaj jave, jeta juaj ne çift do jete goxha e vështirë. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe do debatoni here pas here. Beqaret do ndihen shume here me mire sepse do jete dite me fat dhe e mbushur me takime fantastike. Financat do i riorganizoni dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u stabilizuar. Do keni para edhe për te shlyer borxhet. Shëndeti nuk do jete ashtu si ju keni dashur. Here pas here do ndiheni te lodhur e pa fuqi, ndërkohë qe te mërkurën do keni goxha dhimbje koke. Ne pune do i dëgjoni me kujdes këshillat e shefave dhe kolegeve, por ne fund do bëni atë qe mendoni. Jeta familjare do jete si gjithmonë.

Ujori 

 
Klima yjore ka mundësi te jete e keqe këtë jave. Tregohuni te kujdesshëm me çdo fjale apo gjest sepse do keni probleme serioze edhe ne te ardhmen. Beqaret nuk duhet kurrsesi te afrohen me dike dhe te luajnë me ndjenjat e tij. Nuk do mund te gjejnë me paqe me pas. Financat do jene te shkëlqyera. Mund t’i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet dhe te bëni investime gjigande. Shëndeti për disa do jete i mire, ndërsa për moshat me te mëdha mund te ketë luhatje tensioni. Kujdes me ushqimet. Ne pune pengesat do jene te njëpasnjëshme, ndërkohë qe nga ana tjetër do e keni te vështirë t’iu luteni te tjerëve për ndihme. Ne familje do thyeni disa tabu.

Peshqit 

 
Marrëdhënia juaj me partnerin ka mundësi te jete me e kënaqshme se me pare gjate kësaj jave. Duhet vetëm te bëni kujdes me disa gjeste dominuesi te cilat mund ta acarojnë te dashurin e zemrës sidomos nëse ai është i shenjës se Dashit, Demit apo Luanit. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Kane për ta pare qe kështu edhe emocionet do ndihen me tepër. Financat do jene goxha te paqëndrueshme edhe pse këtë jave prisnit te merrnit një trashëgimi. Disa te afërm do jene ata qe do ju prishin me shume pune. Ne pune do jete Marsi qe do ju mbështesë dhe do ju beje te tregoheni te logjikshëm dhe largpamës. Jeta familjare do jete me e këndshme.




This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi javor nga 18 janar deri 24 janar 2016

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×