Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Test: Më Thuaj Muajin e Lindjes të të Them se Çfarë do Bëhesh

1Fakt Psikologji
 
Muaji i lindjes është elementi kryesor, i cili ndikon në shfaqjen e karakteristikave të ndryshme që lidhen me inteligjencën, profesionin e deri te jetëgjatësia.

Një studim i realizuar nga Shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit, ka dalë në përfundim për 19 profesione të ndryshme. Disa karakteristika në varësi të muajit janë;

Të lindurit në janar, janë personat të cilët kanë më shumë shanse që të jenë punonjës të një banke apo shërbimin tatimor.

Shkurti është muaji ku kryesisht lindin persona, të cilët priren që të jenë pjesë e artistëve dhe policëve të trafikut, gjithashtu një karakteristikë tjetër e tyre është dhe problemet që kanë me gjumin.

Marsi është muaji që duket se ka më shumë persona, të cilët janë të lindur për botën e muzikës dhe profesionin e pilotit.

Në prill kanë lindur disa diktatorë, si Adolf Hitleri dhe Sadam Husein.

Të lindurit në maj, është më se e besueshme se do të përfundojnë në sport , si futbollisti David Beckham , dhe në politikë si John Kennedy dhe Josip Broz Tito.

Në qershor, janë lindur kryesisht persona të cilët janë pjesë e ndërtimtarëve, shoferëve dhe artistëve.
 
 
LEXONI EDHE:
5 Profesionet më të Çuditëshme që Ekzistojnë


Gjatë muajve korrik duket se lindin më pak persona të cilët merren me sport, mjeksi dhe stomotologji.

Në gusht, duket se privilegji i këtij muaji është të qenët lidër, siç mund të përmendim dhe të lindurit e këtij muaji presidentët amerikan Barack Obama dhe Bill Clinton .

Të lindurit në shtator janë nxënës të mirë, ndoshta pse kanë lindur në fillim të vitit shkollor. Ata më së paku kanë dëshirë të jenë ndërtimtarë dhe frizer.

Personat të cilët kanë pasur fatin të lindin në muajin tetor janë dhe personat më jetëgjatë.

Nëntori gjithashtu dallohet për karekteristika lideri, pasi mësohet se në këtë muaj kanë lindur udhëheqës si; ish kryeministrja britanike Margareth Thatcher dhe kryeministri aktual i Britanië së Madhe, David Cameron.

Dhjetori është muaji i cili karakterizohet me lindjen e personave më të rrezikshëm, ky është cilësuar si muaji i vrasësve.

Ndërkohë Russsell Foster, professor në Universitetin Oxford, ka thënë që faktorët sezonal nuk mund të shmangen përtej një kufiri të caktuar, pavarësisht nga sasia e efektit që kanë në jetën tonë si individ.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Test: Më Thuaj Muajin e Lindjes të të Them se Çfarë do Bëhesh

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×