Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Botërori 2030, shtohen zërat për kandidaturën e përbashkët Arabi Saudite, Egjipt dhe Greqi

[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Çfarë lidh Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Greqinë? Me sa duket, Botërori i Futbollit në vitin 2030.
Shtohen zërat e një kandidature të përbashkët të tre vendeve për organizimin e eventit futbollistik më të njohur. Por nëse lidhjet historike të dy vendeve arabe janë të njohura, lajmi për përfshirjen e vendit fqinj duket disi befasues.

Organizimi i eventeve të përbashkëta në futboll ka filluar në vitin 2002 me organizimin e Japonisë dhe Koresë së Jugut, dhe ka vijuar më tej si në rastin e Europianit në Poloni dhe Ukrainë në 2012. Organizimet e përbashkëta jo vetëm sigurojnë një publik më të gjerë, por ulin koston e ndërtimit të stadiumeve dhe infrastrukturës së re, dhe si pasojë përgjegjësinë, për secilin vend.
Zërat për përfshirjen e Greqisë ne treshen e kandidateve gjen disa pohime të mundshme në dy takime që qeveria e Athinës ka zhvilluar kohët e fundit.
I pari është takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Doha të Katarit, me presidentin e FIFA Gianni Infantino detajet e të cilës nuk janë zbardhur.
Treguesi i dytë sipas mbështetësve të këtij lajmi është vizita e princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, pikërisht në Greqi, ku ndër të tjera ka vulosur një marrëveshje ekonomike me vlerë rreth një miliard euro, si dhe lidhje më të ngushta edhe përtej biznesit si çelja e javëve kulturore mes dy vendeve.
Në paketën e afrimit të ri diplomatik mes dy vendeve, mund të jetë edhe përfshirja e Greqisë, ndoshta edhe simbolike, në organizimin e eventit madhor.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Botërori 2030, shtohen zërat për kandidaturën e përbashkët Arabi Saudite, Egjipt dhe Greqi

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×