Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Luiza Gega kampione e modestisë, vullnetit e ambicies dhe e Europës.

[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Atletja Luiza Gega ja doli mbrëmjen e djeshme të shpallet kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, duke bërë të mundur kështu të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momentet magjike të atletes pas përfundimit të garës, teksa atletja Gega e kishte të pamundur të mbante lotët dhe të fshihte emocionet.
“Mirëmëngjesi dhe me këto momente historike të dhuruara nga një kampione e modestisë, vullnetit e ambicies dhe qysh mbrëmë edhe kampione e Europës, ju uroj një të diel të bukur”, u shpreh Rama.
Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në Europianin e atletikës që u mbajt në Mynih.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.
Ajo mori kryesimin në garë që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjitha rivalet. Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Yuliya Zaripova.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Luiza Gega kampione e modestisë, vullnetit e ambicies dhe e Europës.

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×