Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ish-futbollisti i Chelseat zbulon një moment të tmerrshëm me Sarrin

[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Danny Drinkwater zbuloi se Maurizio Sarri i tha atij se ai nuk ishte në skuadrën e Chelseat me vetëm një orë të mbetur në afatin kalimtar të verës në vitin 2018. Anglezi 32-vjeçar iu bashkua Bluve në një marrëveshje me vlerë rreth 35 milionë funte nga Leicester City në verën e vitit 2017 duke mos lënë një përshtypje të rëndësishme.
Ai u largua nga Blutë si një lojtar i lirë në fillim të këtij muaji, pasi i skadoi kontrata. Duke folur për Sky Sports UK, Drinkwater kujtoi një moment të vështirë që pati me Sarrin gjatë afatit kalimtar të verës 2018.

“Ishte ora e fundit e afatit kalimtar dhe unë u futa në zyrë, gjë që nuk pritej fare.
“‘Mos mendo se do të jesh në planet tona. Isha si, ‘Pse po më thua tani? Një orë para mbylljes së merkatos? Me duhet kohe’. Ai u përgjigj: ‘Jo, jo, ne kemi klube jashtë vendit që mund t’i shikoni.’

“Reagimi im ishte: Jo, kam djalin tim të vogël. Ai është prioriteti im”. Kështu që vendosa të qëndroj deri në janar.” Drinkwater bëri vetëm një paraqitje atë sezon nën drejtimin e Sarrit, duke luajtur 30 minuta në humbjen e Community Shield ndaj Manchester City. Në total, ai bëri 23 paraqitje për blutë, duke shënuar një gol. Sarri përfundimisht u largua nga Chelsea pas një sezoni, duke vendosur të kthehet në Itali për të marrë Juventusin.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Ish-futbollisti i Chelseat zbulon një moment të tmerrshëm me Sarrin

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×