Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Kajmaku iku nga Shqipëria 5 ditë para se të arrestohej! Hetimi në Itali dhe të dhënat e deleguara nga Shqipëria, për një llogari rrjedhëse prej 2 milionë eurosh të...

NIKOLETA KOVAÇI/ Italianët e hetimit të trafikut të drogës brenda dhe jashtë vendi prej muajsh po merren me historinë e Agim Kajmakut.

Ata thonë se ai nuk është i vetmi politikan që merret me trafikun e drogës, por aktualisht në pranga kanë vetëm ish-kryebashkiakun e Vorës, i cili tashmë gjendet në burg bashkë me nipin e tij. Edhe pse Kajmaku i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria italiane, ai vijon të jetë në burg, derisa të dalë për verifikim mase në Gjykatën e Apelit, aty do të vendoset nëse hetimet ndaj tij do të vijojnë me burgim apo do t’i japin një masë tjetër. Në fakt italianët rrallë hetojnë në burg, duke i lënë të lirë të arrestuarit e tyre, por nën mbikëqyrje, për shkak se ata kryejnë hetime shumë herë më mirë në masën e arrestit shtëpiak sesa kur ta kenë në qeli të akuzuarin.

Por mediat vendase kanë dhënë detaje të rëndësishme ditën e djeshme për aktivitetin e tij duke transmetuar disa të dhëna që kanë të bëjnë me pasuritë e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Ata mësohet e kanë hyrë edhe në llogaritë bankare duke kërkuar të mësojnë mekanizmin se si është operuar në fakt prej tij me paratë e fituara që, sipas tyre, janë në mënyrë të jashtëligjshme. Informacionet e përcjella dje nga mediat vendase duken si të dhëna të përcjella nga autoritetet e ndryshme të hetimit në vend, pasi informacionet kanë çuar deri atje sa të hidhet dritë mbi një mekanizëm transferimi parash si pjesë e llogarisë së të shoqes. Po ashtu, bëhet me dije se në fakt Kajmaku ka udhëtuar në drejtim të Italisë vetëm 5 ditë para se sa të vihej në pranga për trafik droge.

MEDIAT ITALIANE

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në Itali. Ata ranë në pranga tri javë më parë me 20 kg kanabis, brenda një kamioni me vazo me lule. Interpoli, Policia italiane dhe ajo shqiptare po hetojnë trafikun e gjerë të drogës, ku janë të përfshirë disa politikanë shqiptarë dhe në veçanti ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua tri javë më parë në Grottammare, së bashku me nipin, me 20 kilogramë kokainë, shkruan media italiane.

Në pranga përfunduan Edmond Kajmaku, 34 vjeç, banues në Monterubbiano dhe daja i tij, Agim Kajmaku, ish-kryetar i Bashkisë Vorë.

Për momentin, ata akuzohen vetëm për trafik droge. Por situata e tyre, tashmë mjaft e komplikuar, mund të përkeqësohet më tej nëse hipotezat e hetuesve do të rezultojnë të sakta, sipas “Il Resto del Carlino”. Një plan thuajse perfekt për të menaxhuar tregun e gjerë të kokainës nga një fshat i izoluar në Marche, pranë portit të Ankonës dhe Barit, të gjitha me koordinimin e nipit të politikanit shqiptar, tashmë në Itali. Mirëpo, diçka nuk shkoi mirë dhe pas zbulimit të bërë nga karabinierët brenda vazove me bimë të blera nga kompania e luleve, aksioner i së cilës ishte ish-kryebashkiaku dhe tashmë në pronësi të gruas së tij, nisi një hetim shumë më i gjerë ndërkombëtar.

HETIMI PAS PRANGOSJES

Grupi hetimor italo-shqiptar ditët e fundit ka ushtruar një kontroll të imtësishëm ndaj një kamioni të kompanisë shqiptare të luleve në portin e Durrësit dhe ka zbuluar vendet e fshehta në mjet, edhe pse nuk kanë konstatuar lëndë narkotike. Në këtë mënyrë ka dalë në dritë mënyra se si dyshohet se lëviznin qindra kilogramë drogë. Policia shqiptare ka gjetur edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes së politikanit me dy milionë dollarë, prejardhja e së cilës është ende nën hetim. Hetuesit verifikuan gjithashtu se pesë ditë para sekuestrimit të kokainës, politikani i njohur shqiptar kishte udhëtuar me avion nga Tirana në Ankona.

Më pas ai shkoi në Monterubbiano dhe, së bashku me nipin e tij, morën një makinë me qira. 34- vjeçari Edmond Kajmaku, nga ana tjetër, para se të arrestohej, jetonte në Monterubbiano dhe më parë ka qenë drejtor i ujësjellësit shqiptar. Një ishpolitikan dhe një ish-zyrtar i rëndësishëm lëviznin kilogramë e kilogramë drogë në oazin e qetë dhe të lumtur të Fermanos, përfundon media italiane që është marrë me hetimet e Prokurorisë lokale ndaj Agim Kajmakut.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Kajmaku iku nga Shqipëria 5 ditë para se të arrestohej! Hetimi në Itali dhe të dhënat e deleguara nga Shqipëria, për një llogari rrjedhëse prej 2 milionë eurosh të...

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×