Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

‘Mezi lidhte fjalët’, pas disa thumbave, Iliri e zbulon dhe arsyen e prishjes së miqësisë me Tan Bramën

Në emisionin “Live from Tirana”, Tan Brama bëri një deklaratë të fortë për Ilir Shaqirin. Sipas tij, balerini e kishte telefonuar vetëm për interes. “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha ai.

I ftuar së fundmi te “Rudina”, Iliri ka zbuluar arsyen pse është prishur miqësia mes tyre.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë. Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’. Sepse nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shkurt, është: Bëj nder, gjej qeder”, është shprehur ai.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

‘Mezi lidhte fjalët’, pas disa thumbave, Iliri e zbulon dhe arsyen e prishjes së miqësisë me Tan Bramën

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×